Dhoma e Përfaqësuesve miratoi mbrëmjen e së martës planin e Presidentit Trump për uljen e taksave dhe për kufirin, duke i dhënë një shtysë të madhe axhendës së administratës së re për vitin 2025.

Të gjithë ligjvënësit demokratë votuan kundër, ndërsa një prej tyre abstenoi. Një ligjvënës republikan u shpreh kundër planit të presidentit në votimin 217-215.

Miratimi vjen pas një serie të pazakontë manovrash nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, i cili anuloi votimin, ndërsa ligjvënësit u njoftuan se nuk do të kishte votime të tjera gjatë natës. Më pas ai ndryshoi kursin, duke e hedhur ë buxhetin për votim.

Ndryshimi i rrjedhës së ngjarjeve erdhi pasi zoti Johnson dhe republikani i dytë në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, Steve Scalise, shpenzuan orë të tëra duke bindur të pavendosurit që të mbështesin planin, një hap paraprak për zgjatjen e shkurtimit të taksave të vitit 2017, të miratuar gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump.

Të dy udhëheqësit thanë se vetë Presidenti Trump kishte kontaktuar gjithashtu ligjvënësit ngurrues në lidhje me nevojën për të çuar përpara planin prej 4.5 trilion dollarësh të uljes së taksave, i cili gjithashtu përfshin financimin e përpjekjeve të dëbimit të imigrantëve që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, do të shtrëngonte sigurinë kufitare, heqjen e rregullave të tepërta në sektorin energjetik dhe mbulonte shpenzimet ushtarake.

“Presidenti ka biseduar me një numër ligjvënësish. Ai i ka bërë të njohura qëllimet e tij dhe dëshiron që ata të votojnë dhe ta çojmë përpara”, tha Johnson./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA