“Bashkia e Tiranës po zhduk prova dhe dokumente”/ Kryetarja e komanduar i përgjigjet opozitës: Çdo shkresë ruhet me rigorozitet në arkiv

26/02/2025 16:06

“Lajmi i shpërndarë me dashakeqësi Bashkia e Tiranës po zhduk prova dhe dokumente, nuk është i vërtetë”, u shpreh në një reagim publik kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.

“Ne, në Bashkinë e Tiranës nuk çuditemi më nga askush që na akuzon pa prova, pa arsye tjetër përveç interesit publik. Kemi parë e dëgjuar lloj çudirash. Përgjigja ka qenë vetëm një, do të vijojmë punën. Bashkia e Tiranës akuzohet se djeg kamionë me dokumente në mes të ditës, në sy të një zonje që është akuzuar nga Partia Demokratike në trotuarin para bashkisë. Kjo është një marrëzi e një niveli të denjë për shfaqje seriale, ku nuk mungon as aksioni, as satira, as trishtimi. Ky i fundit është për ata qytetar që nuk e kanë për kusur të mbushen me shpifje dhe trillime”, tha Ristani përmes një videoje në “Facebook”.

Ristani tha se Bashkia e Tiranës siguron se çdo shkresë ruhet me rigorozitet në arkiv.

“Ne nuk jemi trembemi, as nga letrat anonime, as ato me autor. Puna na mban kokën lart me shikimin në sy për çdo qytetar të këtij qyteti, pasi puna nuk do të ndalet”, u shpreh ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA