Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare kryesisht në pjesën e parë të ditës për t’u shtrirë më pas në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri 8-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen 5 deri 11°C në zonat malore, 7 deri 16°C në zonat e ulëta dhe 8 deri 15°C në zonat bregdetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA