
Agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Presse-Agentur raporton se koalicioni i ri i pritshëm midis unionit konservator CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate (SPD) nuk do të cilësohet më si një “koalicion i madh”, ose GroKo, siç njihej gjatë viteve të Angela Merkel.
Kjo pasqyron realitetin se këto dy parti nuk janë më forcat më të mëdha në Bundestagun e ri – pasi partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) tani është e dyta më e madhe, duke e kaluar SPD-në, pas zgjedhjeve të së dielës.
Kështu që, ka nisur kërkimi për një emër të ri. Duke ndjekur një traditë disi të pazakontë të emërtimit të koalicioneve sipas flamujve të vendeve të tjera, sugjerimet e para ishin “Koalicioni Shqiptar” ose “Koalicioni Angolan” (ngjyrat e dy partive janë e zeza dhe e kuqja, ndonëse në të dyja rastet flamujt përmbajnë edhe elementë shtesë).
Por disa kanë propozuar edhe një emër më të çuditshëm: “Koalicioni Coke Zero” – “Shije e vërtetë dhe zero kalori.
Sado argëtues të jetë ky debat, gjetja e një pseudonimi joformal për koalicionin e ri ndoshta do të jetë problemi më i vogël i tyre.
Me grupet parlamentare që takohen për herë të parë pas zgjedhjeve sot, ka nisur numërimi mbrapsht deri në Pashkë, kur kancelari i pritshëm Friedrich Merz ka deklaruar se dëshiron të ketë qeverinë e tij të kompletuar.
Top Channel