Rektori i Universitetit Bujqësor do flasë në grupin e PS pas arrestimeve të SPAK, Berisha: Është vazhdimi i grushtit të shtetit

25/02/2025 14:51

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe dëgjesën që do të mbahet nesër para grupit të PS.

Qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, Sali Berisha i cilësoi si vazhdimin e grushtit të shtetit, ku sipas tij, kryesocialisti do të kontrollojë çdo pushtet.

Këto qëndrime së pari dëshmojnë edhe njëherë se Edi Rama është në tmerr, është në panik. Dëshmoi shumë qartë se kërkon që çdo urdhër arresti para se të lëshohet të kalojë nga zyra e tij. Të marrin lejen e tij, pra së fundmi, përdor në një rast të pashembullt dhe kjo është vazhdim i grushtit të shtetit.

Grushti i shtetit brenda shtetit quhet kur njëra degë do të marrë pushtetin e një degë tjetër. E nisën me marrjen peng të gjykatësve tani vazhdojnë bëjnë dëgjesë publike për vendimet e gjykatës. Çfarë tregojnë këto, Edi Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arresti në Shqipëri”-u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA