
Gjashtë persona janë arrestuar të hënën në mbrëmje në Mitrovicën e Veriut.
Rasti është inicuar si sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndime kanë pësuar tre zyrtarë policor.
Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët kanë ndërhyrë në një përleshje, pastaj janë sulmuar nga grupi i gjashtë personave.
“Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje mes tyre që ka ndodhur me datë 25.02.2025 në rrugë “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira. Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen te dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtaret policor, ku tre zyrtarë policorë kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor“, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Më tej, thuhet se policia ka kryer edhe alkool testin për të arrestuarit.
“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, bën të ditur policia që po ashtu ka publikuar edhe rezultatet e alkool testit”.
Bëhet e ditur po ashtu se grupit të gjashtë personave iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Top Channel