Lezbike, e martuar me emigrante e me dy fëmijë/ Kush është liderja e AfD-së, Alice Weidel?

25/02/2025 14:29

AfD-ja e kapërceu sërish veten në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Gjermani: Partia e ekstremit të djathtë, së cilës i druhen aq shumë forcat politike të main-stream ka marrë revanshin, duke çimentuar tashmë pozitat si forcë e dytë në parlamentin e ri.

Liderja e saj, Alice Weidel megjithatë, është për New York Times, një miks kontradiktash: Udhëheqësja e Alternativës për Gjermaninë, një parti me bindje të thella nacionaliste dhe kundër emigrantëve, në fakt vetë është e martua me një grua të lindur në Sri Lanka, ka dy fëmijë dhe jeton në Zvicër.

E preferuara e administratës së re amerikane – që ka marrë haptazi edhe mbështetjen e Elon Muskut – Weidel pati rol kyç në përpjekjet e AfD-së për t`u bërë pjesë e mainstreaim-it, duke ndihmuar në renditjen e saj në një vend të dytë në zgjedhjet e 23 shkurtit.

Alice, që e ka kthyer në element shënjues të sajin veshjen me xhaketa, këmisha me jakë të zbërthyer dhe gjerdanë me perla, i ka dhënë një imazh më kozmopolit një partie te lidhur qe në krye të herës me neo-nazistët dhe komplotet e përmbysjes se shtetit.

AfD-ja e saj nuk është megjithatë më pak ekstreme, thotë NYT, që përkundrazi, thekson se me Weidel, AfD është bere edhe më radikale. Ajo vazhdimisht ka refuzuar të distancohet nga anëtarët më ekstremë të partisë së saj, disa prej të cilëve kanë minimizuar Holokaustin dhe të kaluarën naziste të Gjermanisë.

Pavarësisht se është pyetur shumë herë, Weidel ka refuzuar të shpjegojë kontradiktën e dukshme mes jetës së saj personale dhe vizionit të shoqërisë që përfaqëson partia e saj.

“Unë nuk jam e çuditshme,” insistoi gjatë një intervistë të dhënë disa muaj më parë, “por jam e martuar me një grua që e njoh prej 20 vitesh”. Ekspertët mendojnë se fakti që jeta personale e Weidel sfidon ortodoksinë e partisë së drejtuar prej saj, ushqen pretendimet e 46-vjeçares për të mbajtur frerët e drejtimit të kësaj force politike dhe e bën këtë të fundit të duket më e zakonshme ne raport me partitë e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA