Pinë mbidozë medikamentesh, përfundojnë në spital një 15-vjeçare dhe një 38-vjeçare

25/02/2025 17:53

Një 38 vjeçare dhe një 15 vjeçare janë paraqitur në pavionin e Toksikologjisë për ndihmë mjekësore,  pasi dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën e lejuar.

Policia bën me dije se të dyja shtetaset ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. T., 39 vjeç, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi, u gjet një shkop bejsbolli që u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. E., 40 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 71 vjeçe, përkatësisht me detyrë administrator dhe përgjegjese e një grupi pune, në një firmë ndërtimi, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga skela, gjatë rikonstruktimit të një objekti, punonjësi i firmës, shtetasi Z. V., 61 vjeç. Si pasojë, 61-vjeçari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. Ç., 40 vjeç, të dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. M., 34 vjeç, V. H., 34 vjeç dhe K. S., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, në një lokal, 2 shtetas.

Ditën e djeshme, shtetasi M. D., 21 vjeç, ka kallëzuar se në zonën e quajtur “Selvia”, është goditur me grushte, nga 2 shtetas të paidentifikuar, të cilët më pas janë larguar me automjet. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime dhe veprime procedurale, për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Mbrëmjen e djeshme, është çuar në spital, nga familjarët, një 17-vjeçar, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, në banesë, me mjet prerës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, i mituri u largua në banesë. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për vlerësimin e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA