
Gjatë komunikimit të tij me qytetarët përmes rubrikës “Sy më sy” në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe materialet e publikuara dje në media, ku pretendohet prokurori i SPAK është përplasur me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryeministri Rama theksoi se SPAK u krijua nga vullneti i PS, por duhet respektuar kushdo që merret në pyetje.
“Por, ama duhet dhe integriteti; Të respektohet kushdo që merret në pyetje. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK dhe ju e dini shumë mirë se çfarë them. Ama pavarësia kjo nuk mjafton, duhet profesionalizmin dhe integriteti. Pavarësia duhet vënë në funksion të një drejtësie të drejtë, që godet majtas e djathtas duhet ruajtur të gjitha principet e kulturës së bashkëjetesës Europiane”, deklaroi Rama.
Më tej, Kryeministri nënvizoi se “respekti është një pikë problematike e SPAK”. “Ka të bëjë me respektin për tjetrin me respektin për prezuminin e pafajësisë, me respektin për këdo qoftë që bëhet pjesë e një procesi hetimi, qoftë edhe që pyetet si një person që mund të dijë diçka sepse cilido qoftë është i barabartë me këdo qoftë aty te stacioni i trenit dhe kushdo qoftë aty te stacioni i trenit që merr në pyetje cilindo, duhet ta ketë̈ parasysh se duhet ta respektojë, këtu do kemi një problem të madh, shumë të madh, te mungesa e respektit dhe te mungesa e vlerësimit bazik të të drejtës dhe lirisë kushtetuese të gjithsecilit që të ndihet i barabartë nën qiellin e kësaj republike përballë kujtdo që përfaqëson shtetin”, komentoi Rama zhvillimet e fundit.
Fjala e plotë e kryeministrit:
Ju përshëndes te gjithëve! Mirëmëngjes Sy m’Sy! Kemi gjëra interesante për të folur sot besoj, por edhe me pyetjet, me komentet, me kritikat, me sharjet dhe kam vënë re që është krijuar një armatë me profile fallco, profile fallco, jo vetëm në kuptimin njerëz që vënë një profil tjetër për tjetër nga vetja, por edhe profile që mesa duket administrohen nga persona të interesuar për këtë betejë dhe që vijnë me mesazhe nga fundi i kënetës. Imagjinoni ç ‘është fundi i kënetës?! Këneta vetë është një fund, fundi është mos e pyet.
Tani dje kemi pasur disa biseda shumë interesante me gjithë grupet tona të punës të organizimit dhe të patronazhistëve. Patronazhistët janë më të mobilizuar se asnjëherë tjetër dhe janë shumë të vendosur që në 11 maj t’i japin emrit të tyre një kuptim drithërues për të gjithë kundërshtarët dhe sidomos për ata kundërshtarë që i përflasin apo i përqeshin dhe unë kam shumë besim që do t’ia dalim në atë qëllimin që i kanë vënë vetes por ajo që ja urdhëro; ‘‘i merr të keqen patronazhistëve’’, patronazhistët janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe politike dhe që si në të gjithë botën demokratike, aty ku ka parti serioze, jo këneta, jo kua-kua-kua, jo pseudo parti që i thonë vetes të reja dhe që të re kanë vetëm moshën e pronarëve të tyre dhe që janë parti si puna e atyre dyqaneve që kanë vitrinë po brenda s’kanë asgjë se janë me qira, kështu që patronazhistët bëjnë ekzaktësisht punë që bëjnë të gjithë në të gjitha partitë serioze dhe republikanët, demokratët në Amerikë; partitë e tjera në Europë e në të gjithë botë ku shkojnë derë më derë, kontaktojnë, marrin përshtypjet, ribëjnë listat, rishkojnë prapë e kështu me radhë, por rëndësi ka që ata janë më të fortë se asnjëherë tjetër ndërkohë që të tjerët as që e dinë se ç ‘janë ata, kjo ka rëndësi se po t’i kishin patronazhistët edhe partitë e tjera po s’janë parti prandaj nuk kanë patronazhistë, atëherë mbase do t’i kishim pak më të vështira këto ‘’betejat’’ tona, këto ‘’ndeshjet’’ tona.
Dje pra, po thoja që…‘’po pse e ke të domosdoshme të përdorësh fjalë fyese?”
Po për shembull cila ishte fjala fyese tani, Moza Zhusti? Më thua dot një fjalë fyese? Fjala kënetë? Këneta nuk është fjalë fyese, këneta është një fakt, këneta është një realitet, këneta është një dukuri natyrore, gjeografike, gjeologjike e si të doni që shfaqet në formën e një uji shumë të ndenjur ku rriten gjithfarëlloj speciesh dhe ku për hir të së vërtetës , ma ha mendja që i biem dhe pak në qafë tyre specieve se në krahasim me këto speciet e kënetës tonë, gjithsesi kryejnë disa punë ato për të mbajtur balancat e natyrës. Kështu që është kënetë e mos më keq kjo opozita jonë. Kënetë e mos më keq. Kjo nuk është fare fjalë fyese, kështu që gjuha shqipe është shumë e pasur dhe për mua është një dashuri e madhe dhe unë e përdor në të gjithë gjatësinë, gjerësinë dhe thellësinë e kuptimeve të fjalëve të saj po kurrë duke fyer ama në kuptimin më të rëndë që për mua ka fyerja, që është t’i thuash tjetrit gjëra që tjetri nuk i ka dhe ta batërdisësh me ato gjëra. Nuk ka fyerje më të madhe se sa t’i thuash tjetrit kriminel, se sa t’i thuash tjetrit hajdut, se sa t’i thuash tjetrit mafioz, se sa t’i thuash tjetrit “drogagji” (drogaxhi) e kështu me radhë, por janë të ndara gjërat.
Atëherë ajo që unë dua të prek lidhur me çfarë po thosha, është biseda që bëmë përsa i përket korrupsionit dhe perceptimit të korrupsionit. Ka shumë studime, ka shumë analiza, janë gjëra të para, janë gjëra të njohura, gjëra të shkruara sepse nuk jemi ne të parët që kalojmë nga kjo fazë, të tjerët i kanë kaluar para nesh këto faza, të gjitha fazat e të gjitha gjërave prandaj janë dhe aty ku janë dhe prandaj dhe ne po shkojmë drejt aty ku ata janë dhe çka është shumë e njohur, e studiuar, e analizuar dhe e shkruar është që kur vjen puna tek perceptimi i korrupsionit ka një koncept që quhet paradoks i progresit i cili lidhet me faktin që në momentin kur një vend, një shoqëri vendos të përshkallëzojë luftën kundër korrupsionit dhe ta çojë atë në një nivel të ri, siç kemi bërë ne, atëherë paralelisht me arritjet, forcohet perceptimi i korrupsionit. Pikërisht prandaj quhet paradoksi i progresit, forcohet perceptimi i korrupsionit dhe në vend se në atë fazë të ndërmjetme të krijohet më shumë besim, më shumë qetësi, të krijohet më shumë bindje lidhur me përparimet në luftën kundër korrupsionit, krijohet një atmosferën cinizmi, një atmosferë nihilizmi, një atmosferë mohimi i gjithçkaje dhe vendosja e gjithçkaje brenda kornizës së korrupsionit dhe faktikisht unë këtu kam përpara një nga studimet, thuhet se bërja publike e qëllimeve dhe bërja publike e të gjitha proceseve që stimulojnë luftën kundër korrupsionit, duke i bërë hapat që hidhen të dukshëm për publikun, çon në perceptimin që korrupsioni është ende më i përhapur se ç’është në fakt, në të kundërt ai tkurret në këtë betejë dhe praktikisht reformat institucionale, reformat antikorrupsion, agjencitë që i dedikohen kësaj lufte, praktikisht kontribuojnë në rritjen e një perceptimi negativ, i cili natyrisht është i përkohshëm, por ama i përket pikërisht kësaj faze ku jemi ne edhe për shkak të një mbulimi histerik në media sepse hyhet në një fazë kur ka brumë telenovela mediatike dhe kur pavarësisht se çfarë thonë arritjet dhe rezultatet konkrete në këtë luftë, të cilat janë të matshme, të cilat janë pjesë e monitorimit dhe studimit edhe nga ana e BE në rastin tonë për shkak të negociatave, për shkak të vendimit që BE duhet të marrë për të na përfshirë më në fund në familjen e vet, bëhen të pa vlerësueshme aq dhe ashtu siç duhet.
Konkretisht çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh. Sot kemi një mbulim histerik të gjithë temës së korrupsionit, në të gjitha kanalet, portalet, lartë e poshtë e poshtë e lartë, ku natyrisht këneta është e mbi mobilizuar pavarësisht se është subjekt i drejtpërdrejtë i luftës anti korrupsion. Madje pikërisht edhe pse është subjekt i drejtpërdrejtë i luftës anti korrupsion, këneta është e super mobilizuar për të spërkatur me llumin e vet gjithçka, këdo dhe vazhdimisht. Dhe me një strategji të qartë, për ta përdorur llogoren anti korrupsion, përkatësisht SPAK-un, si një mjet të vetin të luftës politike duke e vënë atë në lëvizje përmes presionit të llumit, përmes rrugës së denoncimeve të gjithfarshme dhe përmes një shantazhi permanent. Faktikisht kjo është njëra anë e medaljes dhe është ajo që shohim, është ajo që krijon në perceptimin që këtu janë të gjithë hajdutë, këtu vetëm vidhet, këtu korrupsioni është bërë nam i zi. Ndërkohë që çfarë thonë fakte konkrete dhe pse BE e konsideron sot Shqipërinë një vend që është seriozisht i angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe një vend i cili është seriozisht në hapat e fundit për tu bërë pjesë e familjes europiane, ku nuk të bën njeri pjese nëse te dhënat konkrete të diagnozës tënde, të gjithë parametrave të organizmit tënd nuk tregojnë se ti je për atë ligë. Dhe ka disa të dhëna shumë të thjeshta.
Ku është zona më e ndotur nga korrupsioni? Aty ku janë paratë publike dhe si përdoren paratë publike nga qeverisja, nga institucionet. Paratë publike përdoren përmes garave, përmes tenderave dhe natyrisht tek tenderat, tek integriteti i garave qëndron një nga pikat kyçe të betejës për modernizimin e shtetit dhe për largimin e duarve të korrupsionit nga fondet e përbashkëta publike që janë fonde të krijuara nga të ardhura, nga taksat.
Çfarë thotë BE përmes instrumenteve të vet, të monitorimit të kontrollit të analizës dhe faktikisht të klasifikimit të vendeve?
“Shqipëria ka bërë përparimin më të madh në të gjitha vendet e rajonit për integritetin e prokurimeve publike. Jemi të parët në rajon me 80 pikë nga 100 të mundshme, të dytët janë Mali i Zi 72 pikë, të tjerët janë më poshtë deri nën 50 pikë në rajon. Që do të thotë që në prokurimet publike ka shumë më pak korrupsion dhe ka shumë më pak mundësi korrupsioni sesa në vendet e tjera të rajonit tonë. Pa krahasimisht me çfarë ishim përpara. Dhe po të shikosh nga brenda të gjithë strukturën që ne kemi ndërtuar dhe mënyra sesi funksion struktura kupton që ka arsye pse ka ardhur ky rezultat. Dhe për të gjithë ata që nuk e dinë për shembull, sot ministritë nuk bëjnë më tendera. Sot ministrat nuk janë më të lidhur me procese tenderimi sepse proceset e tenderimit të fondeve publike janë të gjitha të kaluara në struktura të tjera dhe ka një strukturë të posaçme të ngritur e cila bën pjesën më të madhe të tenderave ka qenë kjo e tenderave të përqendruar që më parë por ishte nën hyqmin e politikes, nën hyqmin e drejtimit politik të ministrisë e të ministrive e kështu me radhë.
Tjetra, 47 milionë kontakte se korrupsioni ku është tjetër? Korrupsioni është tjetër tek kontaktet. Është tek pjesa e ndërveprimit mes qytetarit që kërkon një shërbim dhe atij që është në sportel dhe që ta jep ose s’ta jep shërbimin në kohë etj.
Dhe ka qenë një kohë në këtë vend, jo 100 vjet përpara, por përpara sesa ne të vinim në detyrë dhe në vitet e para përpara se ne të transformonim komplet sistemin e shërbimeve publike me e-Albania, kur edhe për të marrë një certifikatë në gjendjen civile rregullisht dhe brutalisht paguhej një bakshish të vockël. Sot 47 milionë kontakte që përndryshe do ishin bërë të drejtpërdrejta të cilat kanë një impakt të jashtëzakonisht në kohë, kanë një impakt të jashtëzakonshëm në kosto se duhet të dalësh nga shtëpia, duhet të bësh rrugë, ka një impakt të jashtëzakonshëm në psikologji, sepse duhet të rrish në radhë, erdhi radha, s’erdhi radha, ishte sëmurë ajo te sporteli apo nuk mu përgjigj ai te sporteli e kështu me radhë, kanë ndodhur online.
E për herë të parë dhe jo vetëm për herë të parë, por nuk e kanë të gjitha vendet e BE këtë, ata që janë jashtë edhe në kontinente të tjera mund të marrin shërbim online nga shteti shqiptar përmes platformës e-Albania. Këto janë dy nga plot që unë mund të përmend por këto janë dy shtylla kryesore.
Vijmë tek lejet e ndërtimit. Lejet e ndërtimit kanë kaluar në një fazë komplet tjetër. Ato janë online dhe ka një proces tërësisht ndryshe nga çka qenë vite më parë kur unë isha kryetar bashkie apo kur ne morëm detyrën dhe e fundit, jemi patjetër borxhlinj dhe këtë e pranoj me kokën ulur që pavarësisht të gjitha progreseve që janë bërë qoftë në aspektin e legalizimeve qoftë në aspektin e dhënies së titujve të pronësisë, kemi deficite për shkak të faktit që akoma nuk ka përfunduar procesi i gjithë hartësimit digjital të pronë dhe nëse sot për sa i përket përshembull titujve të pronësisë kemi një pronës të konsiderueshëm me sa ishte më përpara se nuk ka më radha për shembull te Hipoteka dhe shërbimi merret duke aplikuar online dhe pastaj vjen me postë, nuk e kemi akoma ciklin e mbyllur dhe jemi të vetëdijshëm që sistemi ka ende korrupsion. Pikë! Kjo nuk diskutohet, por ama në planin e negociatave me BE sepse dhe BE e ka konstatuar këtë fakt, që s’do ndonjë shkencë të madhe për tu konstatuar dhe e ka vënë një nga kushtet e përfundimit të negociatave që duhet të përfundojmë të gjithë hartëzimin digjital të pronës. Dhe kur? Brenda planit të negociatave që është fundi i vitit 2027 dhe për këtë na është lënë një afat 2028-ta si një kohë e ndërmjetme, kur negociatat të konsiderohet të përfunduara teknikisht dhe në ndërkohë çështja do të shkojë në nivelin e Këshillit Europian dhe pastaj do të kalojë për tu ratifikuar atashimi i Shqipërisë në vendet anëtare. Kështu që, në këtë pikë kjo është e vërtete dhe patjetër që qytetarët kanë të drejtë të ankohen përsa i përket proceseve të titujve të pronësisë ku është bërë një përparim shumë i madh, e përsëris, sepse po të shohësh të dhënat ato flasin qartësisht për një transformim të madh në dhënien e titujve të pronësisë, ashtu sikundër edhe përsa i përket legalizimeve ku kemi arritur në gati çerek milionë legalizime. Ndërkohë që kur ne morëm detyrën legalizimet ishin disa mijëra, disa mijëra çerek milion legalizime janë bërë, po ka akoma legalizime për tu bërë dhe sigurisht kjo është e vërteta. E fundit që kam që lidhet me pjesën tjetër, sepse këto janë ato transformimet strukturore sistemike që bëjnë që integriteti i proceseve të brendshme të shtetit të mos jetë I lidhur me persona, por të jetë i lidhur me makinerinë e shtetit. Dhe modernizimi I sistemit bën që korrupsioni të tkurret apo të nxirret fare jashtë.
Për shembull për marrjen e një certifikatë po them nuk ka më mundësi të bësh korrupsion, sepse sistemi e ka nxjerrë jashtë atë që ka në dorë të të pengojë edhe të thotë shiko: Duhet të paguash që unë të të jap këtë shërbim. Dhe nuk është vetëm për certifikatat, por është për 95 % të shërbimeve me dokumenta të shtetit. Pjesa që është në proces…, ja “njerëzit s’kanë bukë”.
Po aman se është trup kjo punë kur flisni kështu, aman mor burrë i dheut, aman. Jemi në një diskutim me qeverinë amerikane përsa i përket një fondi të konsiderueshëm që Shqipërisë i është dhënë në parim dhe që duhet të konfirmohet. Dhe e dini çfarë problemi kemi dhe nuk është një problem që e kemi me qeverinë amerikane, por është një qasje e përgjithshme, sepse nuk konsiderohet më Shqipëria vend i asaj kategorie që mund të hyjë në këto programe, konsiderohet vend i zhvilluar. A më kuptoni apo s’më kuptoni? Nuk konsiderohet më vend i nën zhvilluar, konsiderohet vend në zhvillim. Pra hyn tek vendet në zhvillim, për të qenë më i saktë dhe jo i nën zhvilluar. Që do të thotë: Nuk flasim më për bukë, o zotëri. Të lutem shumë nuk flasim më për bukë, flasim për një nivel tjetër të jetesës dhe natyrisht flasim për të ardhura të ulta, natyrisht flasim për kosto jetese që kërkojnë më shumë forcë financiare për të përballuar, et, etj për një shtesë të caktuar, por nuk flasim më për bukë se më ndërpreve me këtë bukën mu në mes, sikur e bëni me qëllim këtë: “Nuk kemi bukë, nuk kemi bukë”, ndërkohë që vetëm për bukë nuk kanë vuajtur shqiptarët as në kohën e Skënderbeut, është një popull që nuk ka pasur asnjë krizë urie në historinë e vet. Madje në krizën e madhe të urisë gjatë Luftës Italo – greke, grekët erdhën këtu për të ngrënë bukë; E kuptoni ju apo jo?
Tani pjesa e fundit që po thoja është lufta anti korrupsion me institucionet e reja të drejtësisë. Ky është vullnet i Partisë Socialiste. Tani jemi përpara një fakti shumë të thjeshtë dhe dua që të gjithë ata që insistojnë në mënyrë sa qesharake dhe të hidhur që “këtu jemi të gjithë njësoj, këtu janë të gjithë për burg, këtu rroftë SPAK-u”. SPAK-u është një institucion I krijuar nga vullneti politik, i Partisë socialiste të Shqipërisë dhe tani sot e kemi më të thjeshtë: SPAK-un e solli Amerika, SPAK-un e mban Amerika, punët e SPAKUT I bën Amerika, se është Amerika që do t’i fusi të gjithë këta në burg, se Amerika, Amerika. Tani Amerika nuk është më sa për dijeni. Amerika i kishte njerëzit e vet që asistonin SPAKUN, shkonin, hynin e dilnin në mëngjes e mbasdite tek stacionii trenit atje, nuk janë më. I ka tërhequr Amerika dhe për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona, pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, ose skene ndodhur keni dëgjuar ndonjë deklaratë të Ambasadës Amerikane për SPAKUN, ose për drejtësie ose pati ndonjë moment kur Bashkimi Europian bëri një deklaratë përsa u përket atyre që u quajtën presione ose u quajtën ndërhyrje ose si të doni ju që lidheshin edhe me faktin e atyre që unë thashë. Por unë ato që thashë I them prapë dhe do t’i them prapë kur të jetë nevoja dhe nuk i heq asnjë presje, sepse bëhet fjalë për një institucion dhe bëhet fjalë për institucione të reja që kanë 5 vjet janë “baby institution” edhe kanë nevojë edhe për kriticizëm konstruktiv, por që të rrimë te thelbi: Kush e mbron SPAK-un, ju e dini që këneta është e përbetuar nëpërmjet gojës së bufit të vet që do ta shkri SPAK-un apo jo? Këneta e thotë: – Na jepni votën të shkri SPAK-un! Bufi thotë do ta shkri SPAK-un. Po nëse do të ishim edhe ne, do të isha edhe unë i interesuar për këtë, i trembur, i shqetësuar, siç përpiqen të më pikturojnë disa që janë pjesë e problemit dhe nuk kanë lidhje me zgjidhjen, atëherë kjo do të ishte më e thjeshta fare. Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte bufi apo jo, e di si vinte, ai buf – bufi me një fishkëllimë. Me një fishkëllimë se e sillte tmerri që ka nga drejtësia, e sillte tmerri që ka nga SPAK-u, e sillte tmerri që ka me të kaluarën që nuk e blen dot, me të kaluarën që nuk e ndryshon dot, me të kaluarën që është aty dhe që e persekuton, çdo ditë, çdo natë. Menjëherë vinte dhe nuk kishte më SPAK dhe do të shikonit që nuk do hapte më gojë Amerika, sepse ka ndryshuar qasje, ka ndryshuar rrugë për momentin, ka ndryshuar filozofi për mënyrën se si i qaset vendeve të tjera, etj, etj. Është puna e saj, puna e një superfuqie. Nuk jemi në këtu që mund ta diskutojmë apo mund ta gjykojmë. E pra SPAK-u është aty, do të jetë aty me mbështetjen e kësaj fuqie, e fuqisë së Partisë Socialiste që është fuqia e shumicës së popullit shqiptar. Ne jemi vullneti i shumicës së popullit shqiptar. Populli Shqiptar kërkon që SPAKU të jetë aty, të fuqizojë veten dhe ne jemi këtu për të ushtuar këtë vullnet. Kjo është lidhja midis votën për ne dhe luftës kundër korrupsionit dhe luftës për të pasur një shtet të së drejtës. Natyrisht që sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë të SPAK-ut dhe ju e dini shumë mirë se çfarë po them, dakord, por ama pavarësia nuk mjafton, duhet edhe profesionalizimi, duhet edhe integriteti dhe kultura jonë në tërësi, e institucionales, kultura e popullit shqiptar, e shqiptarëve që mund të kenë shumë më pak shkollë sesa shumëkush që kua, kua, kua nga këneta është shumë më europiane sesa kultura jonë institucionale dhe me kulturën shumë pak europane ende, SPAK-u duhet të luftojë me vetveten dhe të ketë parasysh që pavarësia duhet vënë e gjitha në funksion të një drejtësie të drejtë që nuk sheh majtas djathtas, po sheh vetëm drejtë dhe godet majtas – djathtas, por ama duke ruajtur të gjitha principet e kulturës së bashkëjetesës europiane dhe nuk dua të bëj komente të tjera sepse nuk dua që gjithë kjo bisedë të përmbyllet po në një pikë, në një pikë që është realisht problematike kur vjen puna te aktiviteti i SPAK-ut që ka të bëjë me respektin dhe respektin për tjetrin, me respektin për prezumimin e pafajësisë, me respektin për këdo qoftë që bëhet pjesë e një procesi hetimi qoftë edhe që pyetet si një person që mund të dijë diçka, sepse cilido qoftë është i barabartë me këdo qoftë aty te stacioni i trenit dhe kushdo qoftë aty te stacioni i trenit që merr dikë në pyetje, cilin do qoftë duhet ta ketë mirë parasysh se duhet ta respektojë dhe këtu do të kemi një problem të madh ne, do të kemi një problem shumë të madh, te mungesa e respektit dhe tek mungesa e vlerësimit bazik të të drejtës dhe lirisë kushtetuese të gjithsecilit që të jetë i barabartë nën qiellin e kësaj përballë kujtdo që përfaqëson shtetin, qoftë polic, qoftë mjek, qoftë arsimtar, qoftë deputet, qoftw ministër, qoftë prokuror dhe qoftë gjykatës. Kjo është ajo që unë kam dhe e mbylla këtu që të vazhdojmë me pyetjet.
“Kërkon 3 mijë euro drejtori i hipotekës për lëshimin e hipotekës. E di zoti kryeministër?”
Jo, unë di këtë, që nëse ka një drejtor hipoteke që kërkon 3 mijë euro, rruga më e thjeshtë është që ta denoncosh. Ku ta denoncosh? Denoncoje ku ti ta shikosh të arsyeshme. Nëse ke besim tek unë, denoncoje tek unë, këtu, shkruaje këtu emrin tënd, shkruaj emrin e drejtorit dhe unë të siguroj që ti do jesh bashkë me mua për ta çuar atje ku e meriton drejtorin, por ama vëri emër, vëri figurë, vëri fytyrë denoncimit sepse e dini çfarë më ndodh? Më ndodh shpesh që kur më çojnë mesazhe të kësaj natyre, unë i ndjek dhe pastaj në fund fare thonë “Po jo, nuk mi kërkoi ky, por më erdhi një tjetër që nuk e njihja, por ai më tha” etj etj. Që ka këtu njerëz që kërkojnë ryshfet për të bërë një punë në hipotekë, kjo as nuk diskutohet, nuk po e mohoj unë këtë, por si ne do ua mbyllim rrugën deri në fund këtyre njerëzve? Duke bashkëpunuar së bashku. Platforma shqipëriaqëduam.al është aty e Bashkëqeverisjes. Shko denoncoje në polici, shko denoncoje, por kjo histori nuk mund të vazhdojë kështu se çfarë duhet të bëj unë sipas teje? Ti thua më kërkon lekë, po unë çfarë duhet të bëj unë kur unë nuk e di a je apo nuk je real njëherë sepse këtu ka lloj-lloj dhe ndjesë kur them lloj-lloj fals dhe nga ana tjetër, kur nuk e di për kë bëhet fjalë, nuk e di ku është hipoteka meqë po flasim bashkë.
Shko denoncoje tek Drejtoria e Përgjithshme e Hipotekës, shko tek drejtorja e përgjithshme dhe të siguroj që drejtoria e përgjithshme do ta marrë shumë seriozisht këtë denoncim, të siguroj për këtë por nuk flitet kështu.
Vijmë tek pyetjet e tjera.
“Ju rrofshin panairet, ato mbeten…” “Ngri pensionet çdo pensionisti se për paratë e emigrantëve do vijmë po të marrim pension mbi 300 euro e jo 96 mijë.”
Të lutem shumë xhan, pensionet janë një sistem sigurimesh shoqërore. Mesa kuptoj unë, zonjë, ju shkruani nga Greqia, keni shkuar atje mbase në vitet ’90 mbase më vonë nuk e di, por faktikisht jeni atje, keni punuar atje me siguri si të gjithë dhe shumë respekt dhe për këtë, nuk keni paguar asgjë në sistemin e sigurimeve shoqërore të Shqipërisë, ndërkohë që si ju janë qindra e mijëra të tjerë. Atëherë, si gjenden këto para që t’ju jepen të gjithëve pensioni që do të dëshironte? Kjo është një pyetje retorike, por nga na tjetër ne nuk kemi ndenjur duarkryq, por kemi bërë 15 marrëveshje për pensionet në vendet ku janë Shqiptarë dhe jemi duke negociuar me qeverinë greke që është edhe marrëveshja më e vështirë, dy ishin marrëveshjet e mëdha të vështira, Italia që e mbyllëm, dhe meqë kam pasur pyetje dhe për këtë, ja pra shikojeni se ankoheni për Shqipërinë “Shqipëria, Shqipëria, vonohen gjërat, nuk bëhen gjërat”. Bëhen shumë më shpejt gjërat këtu sesa bëhen në vende të Bashkimit Europian sepse Italia sa kohë u bë që është firmosur marrëveshja, ka shkuar në parlament dhe shkon e vjen nëpër komisionet e parlamentit, ka kaluar në prima-lettura që thonë ata, tani është seconda lettura.
Pra, është një histori burokracie dhe procedurash që është historia e vendeve më të zhvilluara, kanë më shumë burokraci vendet më të zhvilluara, nuk kanë më pak dhe sidomos vendet e Bashkimit Europian. Kështu që, duke bërë marrëveshjen e përbashkët me Italinë, ne çfarë kemi garantuar? Kemi garantuar që vitet e punës së pensionistëve shqiptarë në Itali të njihen. Nuk mundet dot t’i paguajë shteti shqiptar ato vite pune që një shqiptar i ka bërë në Itali dhe ka paguar shtetin italian atje, por ama shteti italian duhet t’ia paguajë sepse nuk e ka pasur skllav, e ka pasur kontributor dhe nuk e ka pasur ilegal, e ka pasur në sistem përsa kohë ai ka punuar dhe ka paguar sigurime shoqërore, kështu që këtë do të bëjmë dhe me Greqinë.
Edhe një gjë tjetër. Mirë apo keq, shumë herë mirë nganjëherë keq, dakord, kjo qeveri dhe unë në krye të saj jemi këtu për të bërë një detyrë, zonjë e nderuar, dakord? Unë jam këtu për të bërë një detyrë, unë ndjehem në një mision. Nuk jam këtu për të dëgjuar gjithfarë lloj fjalësh dhe nuk jam këtu për të gëlltitur gjithfarë lloj poshtërsish, gjithfarë lloj sulmesh ndaj meje, ndaj familjes, ndaj njerëzve me të cilët unë punoj sepse kam në një agjendë tjetër apo sepse nuk di të bëj punë të tjera por sepse jam në një mision, dakord?
Kështu janë të ndara punët në këtë jetë. Po të mos ishin njerëzit si puna juaj apo po të mos isha unë sadopak, por gjithsesi shumë më shumë se të gjithë të tjerët se çfarë shihni ju rreth e rrotull që ju bëjnë thirrje të votoni për partitë e tyre si ata, të cilët politikën e kanë pasur pasion dhe mision nuk do ishte bërë historia ashtu siç është bërë edhe në vendet e tjera, edhe i këtij vendi kanë qenë disa njerëz ndryshe ata që e kanë bërë historinë e këtij vendi, dakord?
Unë shoh nga ata, sa jam si ata këtë do ta tregojë koha, por nuk jam këtu sepse jam i lidhur pas një karrigeje apo siç thonë disa se jam, ja urdhëro…
“Ti je më sheik se ai sheiku”.
Çfarë të të them unë ty tani? Të ta them shqip fare? Nuk po ta them shqip fare sepse pastaj thonë “Është nervoz Edi Rama” sepse në fakt ti e do shqip fare. Ku e di ti? Nga e di ti? Çfarë di ti për mua përveç atyre gjërave që unë i kam familjarisht të deklaruara çfarë di ti për mua? Nga i di ti? Ku i di ti që merr përsipër të bësh një ofendim kaq të madh? Megjithatë, nuk ka problem.
Kjo pra është arsyeja e mjaftueshme për të gjithë ata që duan të besojnë se kur nuk do të besojë nuk ka për të besuar kurrë. Nëse unë jam këtu, jam këtu që të vendos atë Albania tek tryeza e Këshillit Europian dhe unë jam këtu për të marr hak, që ta dini ju të gjithë, për të marrë hak për jetën time kur kam qenë emigrant dhe pavarësisht se nuk flija nën ura dhe ato historitë idiote që kanë treguar, por kur kaloja kufirin e aeroporteve, jepja pasaportën shqiptare dhe më shihte polici sikur po shikonte dikë që po hynte në vendin tjetër për të bërë ndonjë akt terrorist. Kam qenë emigrant dhe jam këtu për të marrë hak për mënyrën sesi janë sjellë me shqiptarët ata të cilët nuk i njihnin apo ata, të cilët ishin racistë. Unë jam këtu për të marrë hak mbi të gjitha poshtërimet që u janë bërë shqiptarëve dhe shqiptarëve domethënë edhe mua vetë personalisht në gjithë vitet e historisë sonë, poshtërime që ia kemi bërë ne vetes sepse armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve kanë qenë vetë shqiptarët që të jemi shumë të saktë bashkë me njëri-tjetrin, por edhe të tjerët dhe jam këtu për të marrë hak për fëmijët tanë, për fëmijët e mi, për atë më të voglin se ata më të mëdhenjtë janë mjaftueshëm të mëdhenj tani të marrin hak vetë po të duan dhe për të gjithë ata si ai që të jenë të barabartë, përfundimisht dhe që mos i shohë njeri nga lart poshtë shqiptarët.
Jam këtu për të marrë hak për të gjithë emigrantët që janë në Greqi, për të gjithë emigrantët që janë në Itali, për të gjithë emigrantët që janë në Angli që janë akoma me dy emra edhe nuk kthehen dot tek emri origjinal sepse kur janë regjistruar aty si refugjatë lufte të Kosovës për shkak se ishin pa bukë dhe atyre që më thonë mua shpopullimi-shpopullimi- shpopullimi i them shihini mirë kohët, shihini mirë shifrat, shihini mirë sa ka qenë numri i atyre që kanë ikur dhe kur kanë ikur dhe patjetër që gjatë gjithë kësaj periudhe dhe më mbrapa po iu them, deri kur të futemi në Bashkimin Europian, edhe disa vite të tjera aty do vazhdojnë shqiptarët të kërkojnë jetën e tyre gjetkë, se nuk jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës, nuk jemi më në kohën kur duhet të rrinin të gjithë këtu ‘se ku është balta, më e ëmbël se mjalta’ e të tjerë, e të tjerë. Jemi në një botë që është bërë e vogël sa një fshat dhe të gjithë kanë të drejtë sidomos ata që janë të rinj ta tentojnë, të kapin qiellin po të duan, por ama boll me këto. Boll me këto sepse në qoftë se do ishte sado pak e vërtetë gjithë ajo baltë dhe do kishte sado pak të vërtetë në gjithë atë llum për Shqipërinë, nuk do ishim në 2 vite larg. 2 vite! Fundi i 2027-tës, 2 vite, përfundimit të gjithë procesit historik të negociatave me Bashkimin Europian dhe të të gjithë procesit historik të ngjitjes drejt një maje që nuk e shihnim kurrë, tani e shohim. Është 2 vite. S’do ishim këtu ne sepse Bashkimi Europian, dëgjoni këtu, nuk bën politikë dashamirëse dakord, kur vjen puna te negocimi. Çfarë do të thotë nuk bën politikë dashamirëse? Nuk të fal asnjë gjë! Zero! Nuk të fal asnjë gjë nëse ti nuk plotëson të gjitha kriteret, nëse organizmi yt nuk është i pastruar nga të gjitha llojet e infeksioneve të mëparshme të marra nga e shkuara, nuk të pranon.
Politikë Bashkimi Europian bën vetëm kur të pengon. Ti mund t’i kesh bërë detyrat, por për arsye interesash, dhe për arsye të momentit, një vend, një vend, një vend të pengojnë. Kurse të bëjnë politikë që të thonë hajde se po mbyllim sytë se këta janë narko, por ne do t’i marrim. Se këta janë të korruptuar, por ne do t’i marrim. Se këta s’kanë bërë asnjë përparim, por ne do t’i marrim. Këtë duhet ta harroni. Nuk ndodh kjo! Nuk ndodh kjo! Sepse është një sistem tërësisht tjetër dhe ne po futemi në atë sistem. A më kuptoni apo jo?! Ne po bëhemi siç u bënë emigrantët shqiptarë kur arritën më në fund të marrin pasaportën atje dhe kur arritën t’i imponohen vendeve atje, me qytetarinë e tyre dhe morën pasaportën. Siç morën shqiptarët në Gjermani, pasaportën gjermane, siç morën shqiptarët në Itali, pasaportën italiane, siç morën shqiptarët në Greqi, pasaportën greke ku shtetet e atjeshme i njohën si qytetarë të barabartë dhe sot janë qytetarë të dyfishtë, kështu do të jemi dhe ne. Këtë po bën Shqipëria, a më kuptoni apo jo?!
“Po bëni shumë, por vepra s’po shohim”
Çfarë veprash, për shembull nuk po sheh ti Ahmet, se jam shumë kurioz të të dëgjoj.
“Sa të ketë “korrupcion” në shtet me pushtetarët, kurrë hajër s’ ka për të patur”.
Dëgjo këtu, e para e punës “korrupcion” ka kudo, edhe aty ku je ti, kudo qofsh ti në cilindo vend qofsh ti meqë flet për shqiptarët sikur janë një popull tjetër, ka korrupsion. Këtu nuk është problemi a ka apo nuk ka korrupsion. Këtu problemi është ‘sa’ dhe ka shumë më pak sesa kishte dje, Ahmet a e kuptove. Dhe këtë fjalën “pushtetarët, pushtetarët, pushtetarët” bën mirë ta rishikosh sepse sido që të rrotullohet bota, gjithmonë do kesh pushtetarë, sepse gjithmonë do ketë një qeveri që do marrë votën dhe do jetë aty për të bërë punët. Dhe qeveritë nga njëra-tjetra dallojnë se kush e bën më mirë punën. Qeveri perfektë nuk ka. Dakord! Pyll pa derra nuk ka dhe nuk ka për të pasur ndonjëherë! Dakord?! Por ama ka qeveri e qeveri. E nëse do ti, të të tregoj unë vepra, unë të mbaj këtu deri pasnesër. Të të tregoj vepra, e di ti për shembull Ahmet që ne kemi ndërtuar 53 spitale. 53! 53 janë rindërtim nga themeli. 53 spitale. 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, e di ti këtë?! 400 qendra shëndetësore që figuronin qendra shëndetësore dhe kishin brenda krevate të ndryshkura, tani më fal po si nuk paskemi bërë asgjë.
Po kur thonë uji-uji?!
E di sa ujë kishte Shqipëria në 2013 i dashur Ahmet? 4 zona! 4 zona furnizoheshin me ujë në Shqipëri. 4 zona furnizoheshin me ujë në Shqipëri në vitin 2013 dhe sot, që të jem shumë i saktë me ty, sot janë 43 zona, sepse furnizimi me ujë është i ndarë me zona. 4 ishin. Janë 43 zona urbane që kanë 24 orë ujë. 4 ishin që kishin 24 orë ujë. Sot janë 43. 98 zona rurale. Zona rurale nuk është një fshat, janë territore që kanë 24 orë ujë dhe vazhdon puna për furnizimin me ujë. “Tirana s’ka ujë, Tirana s’ka ujë!” Po si nuk u vjen zor atyre që e thonë këtë gjë njëherë?! Tirana s’ka ujë, Tirana s’ka ujë! 67% e Bashkisë së Tiranës ka 24 orë ujë dhe pjesa tjetër ka 17 orë ujë mesatare, por që të jemi të qartë bashkë se unë kam qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, unë kam lindur në Tiranë, në Tiranë nuk ka pasur kurrë 24 orë ujë në të gjithë territorin që përfshin fshatrat, as në kohën e komunizmit. Kurrë nuk ka pasur 24 orë ujë dhe nuk ka pasur Shqipëria 24 orë ujë në kohën e komunizmit nëpër fshatra. E dini këtë apo s’e dini. Ka pasur vetëm në pjesë të caktuara. Po pse ne flasim për ujë sot akoma? Sepse vijmë nga një prapambetje shumë e thellë ne, prandaj flasim për ujë akoma. Një prapambetje e thellë e mëparshme dhe një prapambetje e thellë deri kur ne erdhëm që morëm detyrën. Po, po. Deri ku kur ne erdhëm që morëm detyrën sepse në të gjitha rastet, lavdi Zotit që është pasqyra e Bashkimit Europian atje dhe kush ballafaqohet me atë pasqyrë, atje e shikon ku jemi ne sot dhe ku ishim dje.
“E ulët, u këputët ju, e ulët energjinë elektrike me 1 lek”. E ulëm me një lek? Jo nuk e ulëm me 1 lek. E ulëm me 10.5% se kur thua kështu, e ulën me 1 lek dhe e quan historike. Po, po e quajmë historike se që nga viti 1990 është hera e parë që ulet çmimi i energjisë, që të jemi shumë të qartë bashkë dhe nuk është 1 lek në 1000 lekë, atëherë mund të skërmiteshin dhe të përqeshnin disa. Por është 1 lek, në 9.5 lek. Domethënë është 10.5% në kilovat. Po 10.5% në kilovat sa kilovatë janë dhe pastaj kush u qan hallin pensionistëve, le ta bëjnë pak llogarinë. I duhen pensionistëve ato para ekstra, apo nuk i duhen? I duhen familjeve me të ardhura më të ulëta ato para ekstra apo nuk i duhen? Është ulja e çmimit! Po ta kishim rritur me 1 lek? Do ishte bërë nami i zi! Nami i zi do ishte bërë dhe me të drejtë sepse do ishte 1 lek në 9.5 lek, nuk do ishte 1 lek në 1000 lek, që punë e madhe u rrit me 1 lek.
“Na lër rehat o zoti Kryeministër, – thotë Alban Shehu, – sepse ne e dimë shumë mirë si është të jetosh jashtë dhe si është të jetosh në Shqipëri. Dil një ditë ti personalisht dhe pyeti qytetarët pse largohen.”Shiko këtu Alban. Po qe puna për vizita, unë e njoh Shqipërinë më mirë se ti dhe se çdokush tjetër, për shkak të detyrës. Njoh çdo cep të Shqipërisë. Kam parë lloj-lloj realitetesh në Shqipëri. Vetëm banjot ku kam hyrë rrugëve të Shqipërisë janë më shumë sesa të gjitha qytetet ku mund të kesh shkelur ti, përfshirë dhe qytetet e Shqipërisë. Kështu që, mos më tregoni mua dil nëpër Shqipëri, se Shqipërinë e njoh shumë mirë. Ja njoh edhe bukuritë, ja njoh dhe plagët, ja njoh dhe potencialin, ja njoh dhe njerëzit nga veriu në jug, nga lindja në perëndim dhe po të them që në Shqipëri, kush punon, sidomos në fshat, jeton i dashur, me dinjitet, dhe në fund të ditës, nuk punon për dikë tjetër, por punon për veten e vetë. Ky është dallim shumë i madh. Dhe nga ana tjetër, përsa i përket krahasimeve, unë i sfidoj të gjithë, hajde tua bëjmë llogarinë atyre që punojnë në ndërtim në Greqi, nëse ka akoma punë në ndërtim me thënë të drejtën, se ka rënë shumë puna në ndërtim edhe në Greqi edhe në vendet e tjera të Bashkimit Europian, po aq sa ka, hajde të bëjmë llogarinë. Sa merr një punëtor në ndërtim në Greqi, që shqiptarët janë punëtorët më të mëdhenj të ndërtimit atje, dhe sa merr në Shqipëri. E pastaj, hyjmë pak më thellë. Sa taksa paguan atje? Sa taksa paguan aty? Sa qira paguan atje dhe sa paguan këtu, ku 94% e shqiptarëve kanë shtëpinë e tyre. 94% e shqiptarëve kanë shtëpinë e tyre. Natyrisht problemi i shtëpive të reja dhe çifteve të reja do të bëhet më i mprehtë në vitet që vijnë, për shkak se po rriten dhe nuk mund të rrinë me prindërit të gjithë, por ama 94% kanë shtëpinë e tyre. Sa kushton transporti atje, dhe sa kushton këtu që distancat janë të shkurtra dhe këtu, kur je jashtë qytetit kompania e ndërtimit të paguan dhe ushqimin, të paguan dhe fjetjen, ose të mban atje me fjetje. Doni të bëjmë llogarinë në turizëm, hajde ta bëjmë. Sa merr një punonjës i zakonshëm në sistemin e shërbimit hoteleri-turizëm në Greqi, sa merr në Shqipëri.
Dhe sa paguan taksa në Greqi dhe sa paguan në Shqipëri? Sa e ka transportin atje, sa e ka këtu? Sa e ka qiranë atje, sa i del këtu? E pra, kjo është jeta e fakteve, pastaj duam të flasim dokrra, duam të themi zi-zi-zi Shqipëria, bardhë-bardhë Evropa? Ne mund ta themi po nuk është kështu. Patjetër që atje ka avantazhe që nuk janë këtu. Patjetër që Shqipëria nuk është as Gjermani, nuk është as Suedi se nuk është aq kollaj ishin bërë të tjerët, se mirë hajde se këtu po ju pengoj unë që të bëheni si Gjermani, se ishim si gjermania në fakt, të dytët ishin ën fakt pas Gjermanisë me bufin e kënetës atje.
“Po patjetër. Funksionojnë ligjet në Greqi dhe qesh. Në Greqinë që rroj unë 31 vjet, nuk di të funksionojnë ligjet sidomos për ne. Duhen vite dhe sidomos euro që njerëzit e thjeshtë të gjejnë të drejtën e tyre , dhe për vetë grekët flas dhe jo më për të huajt dhe sa për ilaçet akoma 160 mijë dolën nga lista që mbulonte asfalia shëndetësore . Greqia është në standardet e Shqipërisë.
Shiko, Greqia nuk është në standardet e Shqipërisë. Greqia është më mirë në shumë aspekte sesa Shqipëria që të jemi të qartë bashkë, por ama unë di të them kaq, shqiptarët e Greqisë me gjithë eksperiencën që kanë bërë në ndërtim, me gjithë eksperiencën që kanë bërë në turizëm, po jap vetëm dy sektorë që në Shqipëri janë në bum, këtu ju del më mirë, unë këtë di, të tjerat hajde t’i diskutojmë. Patjetër që Greqia është vend i BE, Greqia ka në shumë gjëra, avantazhe nga ne. Greqia ka pasur mbështetjen më masive nga BE për infrastrukturën. Gjithë infrastruktura jonë që po transformohet, është një transformim gjaku, gjaku po iu them. Ajo rruga e Arbrit atje që do hapet tuneli i Murrizit më në fund, o Zot ishallah nuk kemi ndonjë surprizë tjetër me atë tunel aty se aty është mbledhur gjithë syri i keq. Gjithë syri i keq është mbledhur atje. Në 14 mars është plani për t’u hapur, është rrugë thjesht dhe vetëm shqiptare, me para të shqiptarëve dhe jo të taksave, por të një kompanie. Ajo është PPP-ja pra, ajo është PPP-ja dhe pyeste dikush që sa do ta paguajmë atë rrugë?
Nuk do të paguash asgjë, zotrote ti. Zero. Nuk do ketë ajo rrugë pagesë, të paktën sa të jem unë këtu rruga e Arbrit s’do ketë pagesë e do vijë dita, një ditë që të gjitha rrugët do bëhen me pagesë siç i ka gjithë bota, kjo nuk diskutohet po jo rruga e Arbrit sa të jem unë këtu të paktën.Do jetë free, por është PPP. Është partneritet publik
privat. Ato PPP që Evropa i bën çdo ditë dhe që këtu janë mallkuar dhe anatemuar, ajo PPP që bënë që në spital atje, megjithëse dërdëllitet përditë, përditë për sterilizimin dhe çfarë nuk thuhet “korrupsion, korrupsion, korrupsion”, në spital atje, kanë rënë pikiatë infeksionet post-operatore dhe operohet sot robi me materialet me të mira spitalore njësoj si në Evropë, e të tjera që të mos zgjatem. Pra është tjetër akoma realiteti ynë në raport me Greqinë po në shumë aspekte, jo vetëm që jemi barazuar, por në disa aspekte dhe për faktin xhanëm ,se nuk i them një greku “hajde puno në Shqipëri” se është më mirë se është në vendin e vet atje, po një shqiptari që është në vendin e vet këtu, i them “hajde puno këtu se është më mirë”, po pa diskutim ia them, atyre që janë në ndërtim dhe në turizëm. Nuk po diskutoj pastaj ata që janë në IT, që merren me teknologji, patjetër që është më mirë këtu sepse ka një sistem taksimi shumë më të favorshëm por nuk i them grekëve hajdeni punoni këtu se është më mirë se në Greqi, i them shqiptarëve. Ky është ndryshimi.
Po a mund të thuhet ndonjë gjë për pensionet e Italisë se Georgia e ka lënë akoma në gjysmë të udhës?
Nuk e ka lënë Georgia në gjysmë të udhës, miku im, është Italia, është burokracia, është gjithë sistemi atje. Ankohuni për Shqipërinë, ankohuni për Shqipërinë, por kur të shkojmë në BE do ta shikoni këtë pjesë, se si sistemi bëhet më i avashtë për të pasur, kuptohet, një konsolidim më të mirë të ligjeve, të të gjithë procedurave etj etj, por ama është i avashtë, e pra. Se thonë këtu për rrugët.. Si mor akoma s’e bëtë këtë. Si mor akoma? shkoni e pyesni pak në BE sa kohë do të ndërtohet një? Shkoni e pyesni pak. Jemi shumë afër, miqtë e mi. Jemi dy vjet afër kështu që fokusohuni të gjithë tek kjo, nuk ka rëndësi Edi Rama. Edi Rama sot është, nesër nuk është, thjesht fare.
Ka rëndësi që kjo dritare oportuniteti, dy vjet, që na është hapur, nuk duhet mbyllur pa u futur ne brenda BE, kjo është e gjitha. Pastaj keni kohë sa të doni që t’i shihni të tjerët edhe kur të më kujtoni e të thoni, ku je, do të më ketë mbirë bari po s’ka problem, kjo është jeta.
Ju të instagramit jeni të persekutuar këtu se unë merrem vetëm me këta të façebook-ut këtu se këta janë më të politizuar, ju jeni më të drejtpërdrejtë edhe sharjet i keni më “të hidhta”, më thonë po unë nuk i lexoj ato se ju jeni tjetër. Ok? Mirë u pafshim!
Top Channel