Votat e diasporës në Kosovë/ Të mërkurën nis numërimi për më shumë se 15 mijë fletëvotimi

24/02/2025 20:01

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të mërkurën pritet të nis numërimi i 15,352 fletëvotimeve të shtetasve që votuan në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 19 vende të botës.

“Kemi diskutuar për mundësinë që gjatë ditës së mërkurë të fillojmë me numërimin e votave të cilat janë pjesë e votimit në përfaqësitë diplomatike”, tha Valmir Elezi-zëdhënës KQZ.

Ndërsa, të dielën ka përfunduar edhe vlerësimi i votave të ardhura me postë nga diaspora.

“Sipas të dhënave preliminare, procesit të vlerësimit apo verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës i janë nënshtruar rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar rreth 63 mijë, ndërkaq janë refuzuar rreth 4 mijë e 900”, u shpreh ai.

Njëkohësisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u bërë edhe skanimi i listave të votuesve, proces ky që i paraprinë numërimit të votave me kusht dhe për t’i hapur rrugë numërimit të votave të kësaj kategorie dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Këtë proces, KQZ synon ta përfundojë para datës pesë mars, në mënyrë që të arrij t’i shpallë rezultatet përfundimtare sipas planit.

“Shpallja e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët është̈ planifikuar të bëhet deri më 5 mars, ndërkaq, certifikimi i tyre, që ndodh pasi të përfundojnë̈ ankesat eventuale në PZAP dhe Gjykatë Supreme, efshtë̈ planifikuar të behët deri më 18 mars”, u shpreh ai.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt, ku 40.59% e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në këtë proces.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA