Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan se kanë goditur sot dy lokacione afër Rafahut, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, nga ku janë hedhur raketa në drejtim të Izraelit.

Nuk raportohet për viktima nga sulmi izraelit, megjithatë, dëshmitarët okularë raportuan shpërthime të forta dhe zjarr në një nga këto lokacione, ku ambulancat nxituan pak kohë më vonë.

Sipas përditësimit të IDF-së, Forcat Ajrore izraelite goditën një zonë nga e cila u lëshua një raketë më herët sot, por ajo ra brenda enklavës palestineze.

Asnjë organizatë palestineze nuk e mori përgjegjësinë, pasi marrëveshja e brishtë e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit mbetet në fuqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA