
Donald Trump dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë takuar sot në Shtëpinë e Bardhë.
Në një dalje përballë gazetarëve bashke me Macron, Trump tha se lufta në Ukrainë “mund të përfundojë brenda javësh” dhe tha se “nuk sheh problem me dërgimin e trupave evropiane si paqeruajtës”.
Ai përmendi gjithashtu se mund të takohet me Zelenskyn “këtë javë ose javën e ardhshme”, ndërkohë Trump gjithashtu ka konfirmuar se do të takohet me presidenti rus, Vladimir Putin.
Kur u pyet nëse Ukraina duhet të heqë dorë nga territori si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, Trump tha: “Do të shohim”.
Macron tha se fuqia e ri-angazhimit të SHBA “është një burim pasigurie për Putinin” dhe shtoi se Franca është “e gatshme të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën”.
Në lidhje me perspektivën e përdorimit të trupave evropiane si paqeruajtës, Macron shtoi se trupat “nuk do të ishin në vijën e frontit, por do të ishin një garanci në Ukrainë”.
Top Channel