Kreu i PSD, Tom Doshi thirret në SPAK: E kam mbështetur dhe do ta mbështes reformën në drejtësi
24/02/2025 13:00
Kreu i PSD, Tom Doshi është paraqitur në SPAK këtë të hënë.
Në një prononcim për gazetarët ai tha se ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm se ka zhvilluar një takim gjatë zgjedhjeve në Rrogozhinë me një person që ka qenë në përgjim.
I pyetur nga gazetarët nëse do ta votonte shkrirjen e SPAK, ai theksoi se nuk do ta bënte këtë asnjëherë dhe se e mbështet dhe do ta mbështesë reformën në drejtësi.
“Është normale të na thërrasë Prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”, tha Doshi për gazetarët.
Top Channel