“Konflikti me i tmerrshëm që nga Lufta e Dytë Botërore”/ Trump në konferencë me Macron nga Shtëpia e Bardhë: Po të kisha qenë unë president…

24/02/2025 21:14

Donald Trump mbajti sot një konferencë shtypi të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë.

Ai filloi duke e përshkruar Macron si mikun e tij dhe thotë se është “i kënaqur” që e mirëpret atë në Shtëpinë e Bardhë.

“Qëllimi i takimit tonë sot është t’i japim fund një beteje tjetër, të tmerrshme, diçka që nuk e kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Trump.

Ai përsërit pretendimin e tij se lufta në Ukrainë “nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të ishte ai president”.

“Është koha për të rivendosur paqen dhe mendoj se ne do ta arrijmë shumë shpejt këtë”, tha Trump, duke shtuar se ka pasur disa biseda të shkëlqyera, duke përfshirë edhe Rusinë.

“Që nga kthimi im në Shtëpinë e Bardhë, ne kemi bërë më shumë përparim drejt këtij qëllimi në një muaj sesa në tre vitet e fundit”, tha presidenti amerikan.

Trump tha se fokusi për momentin është arritja e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në fund të fundit një paqeje të përhershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA