Koncesionet në Shëndetësi, thirret në SPAK Klodian Allajbeu. Ja çështjet për të cilat dyshohet se po pyetet

24/02/2025 17:01

CEO i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Zyrtarisht ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Allajbeu, por ajo që është përfolur ka të bëjë me koncensionet në shëndetësi si dhe hetimet ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Dy prej kontratave, ajo e check up dhe sterilizimi u hetuan nga komisioni parlamentar, por dy të tjerat ajo e dializës dhe e laboratorëve, të lidhura me biznesmenin e Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu u përjashtuan nga hetimi parlamentar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA