Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset, goditje edhe parkimit të dyfishtë

24/02/2025 14:43

Shqipëria i është bashkuar rrjetit botërore “Walk21”, promovues në shtimin e zonave për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.

Kjo iniciativë do të aplikohet edhe në zonën e Ish Bllokut në Tiranë. Kryeministri Edi Rama e mbështeti projektin Blloku një zonë vetëm pedonale.

“Duhet t’i shmangemi idesë që për ulur trafikun duhet të zgjerojmë rrugët, Kjo nuk është e vërtete, jo arteriet kryesore që lidhin qytetet me njëra tjetrën por kam parasysh rrugët e brendshme të qytetit. Ka shumë gjasa që fluksi i trafikut të rritet, e kundërta është e vërtetë. Dekurajimi i trafikut është përgjigja. Kjo zonë është qendrore dhe e aksesueshme lehtësisht, një zonë nga ku banorët, distancat nuk janë të gjata dhe është një zonë që duke stimuluar ecjen do të jetë shumë më efikase edhe për bizneset që janë në zonë të cilat janë ato që ankohen të parat për ndërprerjen e aksesit me makina deri të dera.

Do ju sjell rastin e Vlorës ku u bë një debat për Lungomaren ku projektuesit belg sollën një rrugë të ngushtë dhe ata që e kundërshtonin doni një rrugë shumë më të gjerë. Faktikisht rruga në Lungomare funksionon më së miri. Fakti që shkohet më shumë në këmbë sesa makinë, fluksi i njerëzve është shumë më i madh dhe natyrisht ajo çka u tha këtu është qasja e duhur që duhet një kohë informimi dhe shkëmbimit të projektit dhe idesë. Duhet të mendojmë më shumë hapësira për parkimin nëntokësor. Hapi tjetër është goditja e parkimit të dyfishtë që është problemi kryesor.”-u shpreh kryeministri Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA