VIDEO/ Mbërrin në Tiranë Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, momenti kur pritet nga Edi Rama

23/02/2025 15:49

Kryeministri Rama mikpriti sot në Tiranë, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.

Presidenti i EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan u nderua në një ceremoni mireseardhjeje në Pallatin e Brigadave dhe më pas të dy personalitetet zhvilluan një takim kokë më kokë.

Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, konkretisht:

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë  së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”  Sulltan Al Jaber.

Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Kjo është vizita e parë në vendin tonë e Presidentit të  Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa gjatë takimit zyrtar, pritet që të firmosen marrëveshje bashkëpunimi mes vendit tonë dhe vendeve arabe në fushën e energjetikës, por edhe në fusha të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA