Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese mëngjesin e sotëm në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA