Emrat/ Të shtënat me armë në Kamëz, shpallen në kërkim 3 autorët! Gjenden dy automjete të braktisura

23/02/2025 12:43

Një përplasje me armë zjarri mes disa të rinjve ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Kamëz.

Të shtënat u dëgjuan rreth orës 22:10 tek ‘Rrethi i  Bathores’, ku dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër.

Nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa disa orë pas ngjarjes, janë identifikuar autorët e kësaj përplasjeje me armë.

Janë shpallur në kërkim Dejvi Mullai, 24 vjeç, Fabion Kurti, 24 vjeç dhe Enedjo Kaci, 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga hetimet rezultoi se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes u larguan me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga policia.

Paraprakisht dyshohet se konflikti mes të rinjve ka ndodhur për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ndërkohë policia thotë se puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që terrorizoi Kamzën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA