Po fliste në një takim në Minneapolis, kongresmenja demokrate sulmohet dhe spërkatet me një substancë të panjohur
Kriminelët kibernetikë të Koresë së Veriut dyshohet se kanë kryer “hakimin më të keq në histori” pasi u zbulua një grabitje e kriptomonedhës prej 1.19 miliardë dollarësh.
Hakeruesit arritën të merrnin kontrollin e një portofoli Ethereum dhe të largonin të gjithë përmbajtjen e tij, shkruan The Sun.
Bursa Bybit me bazë në Dubai e konfirmoi këtë grabitje rekord të kriptomonedhës.
Përgjegjësit e krimit arritën të aksesojnë portofolin prej £1 miliard dhe të transferonin përmbajtjen e tij në një adresë të paidentifikuar.
Firma e analizës së blockchain Arkham Intelligence ka akuzuar Grupin Lazarus të Koresë së Veriut pas këtij hakimi. Pavarësisht pretendimeve të Arkham, autorët ende nuk janë konfirmuar.
Shefi ekzekutiv i Bybit, Ben Zhou, ndau një deklaratë në X pas incidentit të kushtueshëm. Ai e përshkroi këtë krim si “hakimin më të keq në histori”.
Zhou tha se kompania e tij mori më shumë se 350,000 kërkesa për tërheqje pas goditjes. Bybit e shtoi se kishte raportuar krimin në polici dhe po punonte për të gjetur kriminelët. Bybit, e themeluar në vitin 2018, mban një pasuri prej £15 miliard dhe ofron për përdoruesit kriptomonedha të ndryshme.
Koreja e Veriut ka vjedhur një shumë të vlerësuar prej 800 milionë dollarësh në kriptomonedha në vitin 2024, sipas Redbord.
Sulmet e tjera të mëdha në kriptomonedha në të kaluarën kanë shkaktuar vjedhjen e qindra milionë paundëve nga portofolat online të njerëzve. Një shumicë e madhe prej £32 milionë Bitcoin u vjedh nga bursa Binance në vitin 2019.
Top Channel