
Zbulohen skenarët për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronit për zgjedhjet e 11 majit.
Gazetarja Elda Menga raporton për Top Channel se janë tre variante në shqyrtim.
Skenari 1: Parashikon votim elektronik në Njësia Administrative nr.1, nr.3, nr.5, nr.8, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.
Skenari 2 parashikon votim dhe numërim elektronik njësinë Administrative nr.2, nr.3, nr.5, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.
Skenari 3: Parashikon, votim dhe numërim elektronik në njësinë administrative nr.5 dhe nr.10 të Bashkisë Tiranë, njësitë administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë, si edhe shtrirjen në rajonet 1,2,3,4,5 të Bashkisë Durrës.
Këto propozime kërkojnë shumicën e votave të Komisionit Rregullator dhe mbetet për t’u parë kë variant/skenar do të miratojë ky organ i KQZ pasi dy anëtarët e zgjedhur nga opozita Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj kohet e fundit kane shprehur rezervat e tyre për projektvendimet e Komisionerit e duke zgjedhur te mos japin votat e tyre qe aktet e tij te miratohen.
Tre variantet janë tashmë edhe në tryezën e partive politike përfshirë Partinë Demokratike e cila megjithëse në 2017 vendosi si kusht përdorimin e elektronikës ka ndryshuar qëndrim dhe ka dalë kundër aplikimit të teknologjisë në zgjedhjet e pranverës.
Demokratët shprehin mosbesim për procesin, i cili sipas tyre pati problematika ne zgjedhje lokale te 2023 që nuk morën zgjidhje nga organet kompetente të drejtësisë dhe as KQZ.
Top Channel