Starmer del krah Zelensky-t: Unë do të mbështes Ukrainën në bisedimet me Trump

22/02/2025 18:33

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të diskutojë rëndësinë e sovranitetit të Ukrainës në bisedimet me Donald Trump javën e ardhshme.

Gjatë një telefonate me me presidentin e vendit, Starmer përsëriti “mbështetjen e hekurt” të Mbretërisë së Bashkuar për Kievin kur foli me Volodymyr Zelensky.

Të dy udhëheqësit zhvilluan bisedën e tyre të dytë telefonike në katër ditë pas vendimit të presidentit amerikan Trump për të rihapur marrëdhëniet me Rusinë dhe për të kërkuar fundin e luftës në Ukrainë.

Rreth 2,000 njerëz marshuan drejt ambasadës ruse në Londrën perëndimore përpara përvjetorit të tretë të pushtimit të plotë të Vladimir Putinit.

Sipas një zëdhënësi të Downing Street, kryeministri tha gjithashtu se “Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo negociate për t’i dhënë fund luftës” dhe mund të jetë e sigurt për “angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për t’i dhënë fund luftës ilegale të Rusisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA