Po planifikonin një vrasje, arrestohen pesë të dyshuar në Pejë

22/02/2025 14:55

Pesë anëtarë të dyshuar të një “grupi të organizuar kriminal”, të cilët kishin planifikuar kryerjen e veprës penale “vrasje” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” ndaj dy viktimave në Pejë, janë vënë në pranga.

“Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar: D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M., të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Sipas një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se ka kryer kontrolle në gjashtë lokacione të ndryshme, në të cilat janë gjetur dhe sekuestruar armë, përfshirë: granata dore, pushkë, revole dhe municion i kalibrave të ndryshëm.

Përgjatë operacionit policor është thënë të jetë sekuestruar edhe një sasi e lëndës narkotike, telefona celularë si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA