Kthjellime dhe vranësira, temperaturat zbresin në -5 gradë! Parashikimi i motit për sot
22/02/2025 07:24
Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit. Për pasojë orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqiten zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetet e Kukësit dhe Bajram Currit, e deri në 16°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Durrës, Vlorë, Fier e Kuçovë.
Top Channel