
Pamela Cederquist dhe Philip Gilin, dy themeluesit e Catalyst Store Institute ishin të ftuar në podkastin e radhës së kryeministrit Edi Rama.
Gjatë bashkëbisedimit, kreu i qeverisë i pyeti se çfarë ka këtu në Shqipëri dhe çfarë do të sjellin ata për shqiptarët.
Pamela Cederquist, me profesion regjisore u shpreh se ky sektor është një zinxhir shërbimesh, ndërsa shtoi se do të ketë impakt të gjerë publik.
Ajo zbuloi se ajo që e solli fillimisht në Shqipëri ishte kurioziteti. “Unë erdha e para. Kurioziteti ishte pjesë e kësaj. Nuk e njihja. Duke qenë se jam rritur në Amerikë nuk të mësojnë shumë për Ballkanin ishte kureshtare, po shihja në hartë… ishte vite 2022 ose 2023. Pashë ku Shqipëria ishte e pozicionuar dhe u bërë shumë kureshtare.“, u shpreh Cederquist.
Rama diskutoi me dy artistët ndërkombëtarë, lidhjen e tyre me Shqipërinë dhe projektet e reja që do të ndihmojnë zhvillimin e industrisë së filmit dhe artit.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Rama: Çfarë ka për ta këtu? Kur nuk di shumë për aspektet pozitive dhe negative të këtyre lloj aktiviteteve, të duket sikur, po mirë qenka për një grup njerëzish, diçka për elitën. Amerika është edhe për biznes, po çne këtu në Shqipëri? Çfarë do u sjellë atyre, Shqipërisë?
Pamela: Unë punoj në lavanderi. Industria e filmit ka nevojë të lajë rroba. Po përpiqem të gjej një vend me të cilin mund të punoj. Do vij te biznesi yt dhe do të them ‘më duhet të laj rrobat’ dhe kjo do vazhdojë për gjashtë muaj. Sa do më kushtojë mua për ty dhe për pesë njerëzit e tjerë për ta bërë këtë? Unë po xhiroj një film diku në rrugë dhe dua të përdor tezgën e frutave, kështu që do blej frutat dhe do jesh në sfond edhe ti. Je një shofer taksie, më duhet dikush t’i shoqëroj aktorët për tre javët në vijim… po e them mirë?
Rama: Është një zinxhir shërbimesh.
Pamela: Po. Është gjithëpërfshirëse!
Rama: Ka impakt, kur del filmi njerëzit thonë ‘ku është ky vendi’?
Philip: Turizmi i filmit është një nga më të fuqishmit ekonomikisht. Ka të bëjë me vendosjen e flamurit në skenën e filit. Ka një fuqi kur e sheh atë vend në film dhe do duash ta vizitosh, bësh pushime, të zhvendosesh…
Top Channel