Nga Putin te kritikat për Zelenskyn/ Reagon Trump: Bisedë e këndshme me presidentin rus, Vlodymyr nuk është aq i rëndësishëm për…

21/02/2025 18:52

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk i ka kursyer kritikat ndaj homologut të tij Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë në Fox Radio, ai tha se nuk mendon se presidenti ukrainas është shumë i rëndësishëm për të qenë në takime.

“Kam vite që vëzhgoj dhe e kam shikuar atë duke negociuar pa patur karta. Ai nuk ka asnjë kartë negocimi. Dhe ju sëmureni nga kjo. Vjen një moment që nuk e duron dot më dhe për mua ka ishte”, tha Trump.

Gjatë intervistës ai u ndal dhe te biseda me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë: “Kishim biseda të këndshme bashkë, por jo aq të këndshme me Ukrainën”.

Trump është kritikuar se ka lënë Evropën dhe Ukrainën jashtë bisedimeve me Moskën, me frikën se SHBA mund ta detyrojë Kievin të bëjë lëshime ndaj palës ruse për të arritur një marrëveshje paqeje.

Udhëheqës të tjerë perëndimorë kanë paralajmëruar se Vladimir Putin nuk ka “oreks” për paqe, por Trump tha në të njëjtën intervistë se ai beson të kundërtën.

“Ai nuk ka pse të bëjë një marrëveshje sepse po të donte do të merrte gjithë Ukrainën”, tha presidenti amerikan.

Kur u pyet nëse lufta është faji i Putinit, Trump u përgjigj: “Jam lodhur duke e dëgjuar këtë pyetje”.

Ai e përshkroi gjithashtu udhëtimin e sekretarit të thesarit në Kiev javën e kaluar si një “humbje kohe”.

Scott Bessent shkoi për të arritur një marrëveshje për SHBA-në për të patur akses në pasurinë e burimeve minerale të rralla të Ukrainës.

“Sinqerisht, do të doja që ai të mos kishte shkuar fare atje dhe të humbiste gjithë kohën e tij”, përfundoi Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA