
Është arrestuar një anëtar i kartelit të drogës Sinaloa në Culiacan të Meksikës.
Autoritetet meksikane bëjnë me dije se në pranga ka rënë Jose Angel Conobbio, i njohur gjithashtu si “El Güerito” (biondi i vogël). Ai është krahu i djathtë i Iván Archivaldo Guzmán, një nga djemtë e bosit famëkeq të drogës të burgosur Joaquín “El Chapo” Guzmán.
Ky arrestim është një goditje e rëndë për kartelin e dorgës. Ai u kap vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara shtuan Kartelin SInaloa në listën e organizata të huaja terroriste (FTO), një veprim për të cilin administrata e presidentit Trump thotë se do ta lejojë të luftojë më mirë grupet kriminale.
Pjesë e organizatave terroriste janë edhe:
Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG)
Karteli i Gjirit
Karteli verilindor
Karteli i bashkuar
Familja e re Michoacán
Tren de Aragua
MS-13
Të gjitha, përveç dy grupeve të fundit, janë të vendosura në Meksikë dhe qeveria meksikane ka qenë nën presion të madh nga administrata Trump për të rritur luftën e saj kundër tyre dhe trafikimit të drogës sintetike fentanil në të cilën ata përfshihen.
Canobbio dyshohet se ishte këshilltari kryesor, togeri dhe shefi i sigurisë për Iván Archivaldo Guzmán, një nga djemtë e Joaquín “El Chapo” Guzmán i cili mori drejtimin e kartelit Sinaloa pasi babai i tyre u burgos.
Canobbio ka luajtur një rol kyç në përfshirjen e kartelit Sinaloa në kontrabandën e fentanilit në SHBA.
Top Channel