“Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin
Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan “se doktor Pazari koalicionin e ka me aleatët e tij të zakonshëm, ku njërin e ka tek 313-ta, ndërsa tjetrin rrugës për atje”.
Më tej Basha thotë se koalicioni anti-SPAK nuk mund të jetë koalicioni i tij dhe i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.
Reagimi i plotë i Bashës:
Dr. Pazari e ka koalicionin e tij
Një aleat e ka tek 313-ta, tjetrin rrugës për atje, ka Ahmetajn që e mbron, Veliajn që po i qan hallin dhe Belindën që i paguan protestat.
Me ata amnistoi të korruptuarit, me ata mbylli listat, me ata kërkon të mbajë vendin peng të politikës së vjetër të tranzicionit.
Koalicioni i tyre kundër SPAK nuk mund të jetë koalicioni im, as i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.
Shqipëria meriton më shumë.
Top Channel