Operacioni i paprecedentë/ Marina franceze kap nëndetësen gjysmëzhytëse në Atlantik, dyshohet se po transportonte disa tonë kokainë Një ditë pasi Donald Trump përdori fjalë tejet të ashpra ndaj homologut ukrainas, në Kiev mbërriti për vizitë i ngarkuari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, me misionin veç të tjerash, edhe të shtensionojë situatën.
Në atë që u cilësua praktikisht si një sulm verbal, shefi i Shtëpisë së Bardhë e quajti Zelenskin diktator, megjithatë, përgjigja e këtij të fundit ishte me tone mjaft të buta e aspak sfiduese. Për ne është shumë e rëndësishme që ky takim dhe bashkëpunimi ynë me Amerikën në tërësi të jenë konstruktivë”, u shpreh ai duke iu referuar takimit që përgatitet të mbajë me Kellogg.
“Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një paqe e qëndrueshme për Ukrainën”, theksoi Zelenski, ndërsa i mëshoi idesë se kemi të bëjmë me një luftë “që ne në Ukrainë kemi dashur ta mbyllim që në sekondën e parë”. Në këtë mënyrë, i kundërshtoi pa er përmendur Trumpin, akuzat e presidentit amerikan se luftën, praktikisht, e kishte nxitur qeveria e Ukrainës. Në video-mesazhin e tij presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me liderët e huaj.
Ai tha se kishte pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidentin francez Emmanuel Macron dhe senatorin amerikan Lindsay Graham. Graham është një mbështetës i Trumpit.
Zelensky tha se e kishte falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën nga të dyja palët në Kongresin Amerikan.
Top Channel