E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar
31/10 22:53
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me punonjësit e bashkisë Tiranë tha se protesta e tyre përballë GJKKO-së ishte gabim.
Rama shtoi se i kuptonte emocionet e punonjësve por tha se nuk do që të përsërit më as nga punonjësit ë Bashkisë dhe nga asnjë person që punon për shtetin shqiptar.
Edi Rama:
E kërkova këtë mbledhje sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush dhe shumë të tjerësh njerëz të prekur apo të lënduar, disa dhe kanë shkuar jashtë dyerve të prokurorisë për të protestuar.
Nuk dua t’i gjykoj keq, përkundrazi i mirëkuptoj emocionet e tyre por ishte një gabim që nuk duhet përsëritur më as nga ju dhe as nga askush që punon në shtetit shqiptar.
Top Channel