
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë në sheshin Skënderbej punonjësit e bashkisë së Tiranës.
Në nisjen e fjalës së saj, kryetarja e deleguar e bashkisë Anuela Ristani tha se duhej të mblidheshin pas sfidës që kanë tashmë me arrestimin e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.
“Falënderoj kryeministrin që na u bë shkas për t’u takuar këtu në qiell të hapur sepse diku duhej të mblidheshim për të mbledhur veten nga sfidat që kemi kaluar.
Atij i është ndaluar të na drejtojë në punën tonë të përditshme, gatishmëria jonë për të mos i lënë asgjë mangut punës së tij na mbledh këtu sot. As në makthet e mia nuk e kisha menduar që një ditë do më duhej të lexoja një mesazh të Erion Veliajt”, tha ajo mes të tjerash.
Top Channel