
Kryeministri Edi Rama komentoi mbi organet e drejtësisë gjatë takimit me punonjësit e bashkisë Tiranë.
Ai tha se drejtësisë së re do ti duhen disa vite deri sa të ndërtohet dhe se as organet e drejtësisë nuk mund të jenë të pagabueshme.
Edi Rama: Duan t’i vënë kazmën reformës në drejtësi, edhe SPAK.
Edhe drejtësia e re do të marrë vitet e saj deri sa të ndërtohet dhe njësoj si në të gjithë që në detyrën tonë bën gabime, bën me shumë gabime ai që punon më shumë se ai që s’di ç’është puna, dhe organet e drejtësisë nuk kanë si të jenë të pagabueshëm.
E di se gabimet tona nuk shkatërrojnë punën, familje, interesat publike, siç ndodh kur gabon drejtësia, dhe të kërkosh nga një drejtësi e re me kaq pak kulturë evropiane dhe në një klimë të hajvanizuar totalisht nga gjykatës dixhital dhe nga opozitarët kallajdaj, që të mos gabojë është njësoj si të hedhësh një fëmijë në ujë dhe t’i thuash mos u lag.
Top Channel