
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka prezantuar disa nga masat kryesore të programit ekonomik të PD, duke e cilësuar atë si një përgjigje ndaj problemeve të akumuluara ndër vite.
Kryedemokrati tha se një fokus tjetër i rëndësishëm është dhe formalizimi i turizmit.
Sa i përket kujdesit shëndetësor, Berisha kritikoi modelin aktual të “shëndetësisë falas”, duke e quajtur atë një dështim. Ai premtoi dyfishim të buxhetit për shëndetësinë dhe garantimin e të njëjtave standarde mjekimi dhe ilaçesh si në vendet e rajonit. “Nuk mund të mungojnë më kurrë ilaçet si sot,” u shpreh ai.
Programi i PD, sipas tij, është një plan konkret për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës në Shqipëri.
“Programi i PD jep përgjigje problemeve të akumuluara ndër vite. Taksa e pronës do ulet me 500%. Çmimi i energjisë për bizneset do ulet 3 herë ose 300%. Çmimi i naftës do ulet me 40%. Tatimi mbi të ardhurat zbret në 10%… Do nxitet prodhimi. Shqipëria prodhuese do të jetë motoja jonë. Turizmin do ta formalizojmë. Statistika turistike thotë se informaliteti i turizmit është 8-10 herë më i madh se në Kroaci dhe Mal të Zi. Prandaj edhe ato shifra. Ne nuk premtojmë shëndetësi falas se kjo solli tragjedinë e këtij sistemi që kemi sot, por premtojmë dyfishim të buxhetit të kujdesit shëndetësor, garantojmë të njëjtat standarde mjekimi dhe ilaccesh si në vendet e tjera të rajonit. Nuk mund të mungojmë më kurrë ilaçet si sot“, tha Berisha.
Top Channel