Protestat në Itali/ 9 të arrestuar, 371 të shoqëruar në komisariat, 110 prej tyre të mitur 24/10 22:35
Kryeministri Edi Rama vazhdon të ironizojë kryedemokratin Sali Berisha, duke e cilësuar ‘buf kënete’.
Teksa ka publikuar një video bufi, Rama shkruan: “thaje kënetën me votë”. Madje përveç bufit, shkrimin e shoqëron me disa bretkosa, duke sulmuar kështu kundërshtarin e tij politik në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Prej disa ditësh, sidomos pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Edi Rama dhe Sali Berisha vijojnë replikat dhe ironitë me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale apo deklaratave për mediat.
Në përgjigje të etiketimit ‘buf kënete’, Berisha e quajti Ramën “zogu sqep këpucë”, që sipas tij është një zog që ka aftësinë të hajë zogjtë e tij.
Top Channel