Gjatë aksionit të policisë së Vlorës, u zbulua në lagjen “24 Maji”, një banesë e kthyer në ambient për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda këtyre ambienteve të përshtatur për kultivim me anë të llambave, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë.

Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Po gjatë operacionit, në këtë ambient u gjet dhe u arrestua në flagrancë A. L., 24 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se kujdesej për bimët e kultivuara dhe siguronte kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.

Gjithashtu, është identifikuar dhe shpallur në kërkim 24-vjeçari me inicialet I. K., banues në Fier, i cili dyshohet se e kishte marrë këtë ambient me qira, teksa ka nisur puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Po ashtu, gjatë operacionit, në vijim të kontrollit në një banesë në katin e tretë, të marrë me qira nga shtetasi E. L., 35 vjeç banues në Vlorë, shërbimet gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, poseduesi i lëndës narkotike u arrestua në flagrancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA