“La Civita, vetëm për fushatën”/ Berisha mban ende sekret kontratën me drejtuesin amerikan të fushatës

19/02/2025 15:05

Primaret shkaktuan pakënaqësitë e para në gjirin e Partisë Demokratike.

Ferdinand Xhaferaj dhe Helidon Bushati hoqën dorë nga ambicia për një mandat ligjvënësi. Por, nëse deputeti i Shkodrës u tërhoq për t’i hapur rrugë të rinjve, kolegu i tij në Durrës beson se gara që do të zhvillohet më 1 mars mes demokratëve për një vend në Parlament e dëmton më shume  sesa e ndihmon opozitën. Por, edhe pse primaret rrezikojnë te shkaktojnë një përçarje të re mes demokratëve në prag të zgjedhjeve parlamentare, Berisha nuk bën asnjë  hap pas.

“Këta dy deputetë dhe të tjerë kanë pasur dhe kanë besimin e plotë të Sali Berishës, por një gjë, e kam përsëritur dhe dua ta përsëris; edhe në thellësitë e territ të diktaturës, për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur atë që do individi. Thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes dhe për fat të mirë e kam shkruar dhe në atë kohë kur filozofia ekzistencialiste konsiderohej një nga më reaksionaret e kohës. Por unë i besoj atij parimi”, thotë Berisha.

Këtë të mërkurë kryedemokratit iu  desh të merrej jo vetëm tërheqjen e deputeteve  nga gara e primareve  por edhe me pohimet e drejtuesit te tij te fushatës Chris Lacitivita për New York Times së nuk do të lobonte pranë administratës Trump për heqjen e non gratës së Sali Berishës.

“Nuk ka kompania e kontraktuar për zgjedhje, nuk ka asnjë funksion dhe lidhje si kompani lobimi sepse në vendin e vet, këto veprimtari janë me kuadër të ndryshëm ligjor dhe bëtë mirë që ma rikujtuat. Nuk ka asnjë tagër apo angazhim për qëllime lobimi”, shtoi Berisha.

Fatura sesa është paguar La Civita për shërbimin e tij ndaj Partisë Demokratike vijon të mbetet mister, por në një kohë që mban sekret pagesën për strategun e tij republikan, Sali Berisha kërkon transparencë për fondet amerikane në Shqipëri duke ftuar FBI të hetoje shpërdorimin me aparate e  taksapaguesve amerikane që sipas tij ka bërë bashkëshortja e kryeministrit  Linda Rama si dhe  Dalina Fico partnere e ish ministrit  Bledi Çuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA