Hetimet për Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij/ E ëma e Ajola Xoxës paraqitet në SPAK
19/02/2025 10:24
E ëma e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Vjehrra e Erion Veliajt qëndroi rreth 15 minuta në SPAK.
Nuk dihet çfarë deklaroi para prokurorëve të posaçëm, por paraqitja e saj vjen në kohën kur për vajzën e saj është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’, ndërsa për dhëndrin e saj, “arrest me burg”.
Top Channel