
Ky është momenti kur Forcat e Posaçme Operacionale dhe Karabinierët e Romës mësyjnë brenda një restoranti në Vlorë për të prangosur një të shpallur në kërkim për trafikim droge.
Nga operacioni i përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndëve narkotike u arrestuan tre persona në qytetin bregdetar të Vlorës.
Në pranga ranë Anxhelo Ajazaj 27 vjeç, Klarens Dalipaj alias Dhrami 30 vjeç dhe Xhino Hamitaj 30 vjeç.
Hetimet kanë zbuluar se pjesëtar i grupit është edhe Eurel Liçaj, i cili vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës që prej dhjetorit 2023 për kanosje dhe mbajtje arme pa leje.
Katër të rinjtë akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në Itali dhe për trafikim të Cannabisit, hetim i nisur nga Prokuroria e Romës që prej vitit 2019.
Nga ky operacion janë lëshuar disa urdhër arreste edhe nga Gjykata në Romës për disa shtetas italiane.
Sipas mediave italiane, grupi me bazë në Shqipëri importonte sasi të mëdha marijuane, të shpërndara direkt nga Vlora në nivel kombëtar dhe evropian, duke përdorur transportin publik.
Top Channel