Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Vendimi është marrë prej kohësh, shpërndarja do të nisë më 1 mars

19/02/2025 14:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “X” për bonusin e pranverës për pensionistët.

Teksa ka publikuar vendimin, krahas fotove Rama shkruan se vendimi është marrë që në datën 9 janar. Pensionistët mund të marrin bonusin e tyre duke nisur nga 1 marsi.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët!

Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars.

Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA