
Kremlini thotë se Vladimir Putini është i gatshëm të bisedojë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “nëse është e nevojshme”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve: “Vetë Putini ka thënë se do të ishte i gatshëm të negociojë me Zelenskyn nëse është e nevojshme.
“Por baza ligjore e marrëveshjeve ka nevojë për diskutim, duke marrë parasysh realitetin se legjitimiteti i Zelenskyt mund të vihet në dyshim,” shtoi ai.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Rusia nuk është kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, pasi nuk e sheh këtë si kërcënim për sigurinë e saj.
“Kjo është e drejta sovrane e çdo vendi. Po flasim për integrimin dhe proceset ekonomike, dhe këtu, sigurisht, askush nuk mund t’i diktojë asgjë asnjë vendi. Ne nuk do ta bëjmë këtë,” thotë Peskov.
“Por qëndrimi ynë për çështjet që lidhen me sigurinë, mbrojtjen apo aleancat ushtarake është krejtësisht ndryshe. Aty kemi një çështje tjetër, e cila është e njohur për të gjithë,” shton ai.
Ai gjithashtu thotë se nuk ka më shumë informacion për një takim të mundshëm mes Trump dhe Putinit, por bisedimet e sotme mund të japin më shumë qartësi.
Top Channel