
Mes marrëdhëniesh të acarta dypalëshe, përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë u takuan në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, për të diskutuar fundin e mundshëm të luftës në Ukrainë.
Në takimin e parë megjithatë mes dy fuqive të mëdha që prej nisjes së agresionit rus ndaj vendit fqinj, Kievi vetë nuk do të përfshihet. Mbajtja e bisedimeve qe konfirmuar më herët nga qeveria e Arabisë Saudite. Palën amerikane e përfaqëson sekretari i shtetit Marco Rubio, këshilltari i Sigurisë Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Sipas zëdhënësi të Kremlinit, Dmitry Peskov, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe një këshilltar i nivelit të lartë të kreut të shtetit Vladimir Putin, Juri Uschakov, kanë udhëtuar së bashku drejt Riadit.
Peskov theksoi se takimi me përfaqësuesit e SHBA-së, gjatë të cilit do të kryesisht do të bëhet fjalë për “rivendosjen e marrëdhënieve ruso-amerikane”.
Sipas agjencive të lajmeve AFP do të synohet edhe për “bisedime të mundshme lidhur me një rezolutë për Ukrainën”. Po ashtu do të përgatitet edhe një takim i mundshëm ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Moska dhe Uashingtoni duan t’i lënë pas “marrëdhëniet anormale” të kohëve të fundit, tha ministri i Jashtëm Lavrov. Por Jonas Driedger, punonjës shkencor në sektorin e programit “Siguria Ndërkombëtare” në Institutin Peace Research Institut Frankfurt (PRIF), mendon, se kjo përballje, më e favorshme është në fakt, për Rusinë. “Nga këndvëshrimi rus ky takim direkt me përfaqësuesit e lartë të SHBA-së, e madje duke përjashtuar Europën dhe Ukrainën, është në vetvete një sukses”, thotë ai për DË. “Takimi si të barabartë me SHBA-në është prej kohësh një qëllim, prej nga Putin mund të shpresojë gjithashtu që përmes Trump të ushtrojë presion ndaj Ukrainës dhe partnerëve europiane të NATO-s. E paqartë është, nëse do të përmbushen këto shpresa”, thotë Driedger.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj ka deklaruar ndërkohë, se nuk do t’i pranojë marrëveshjet e mudshme ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë lidhur me luftën në vendin e tij.
“Ukraina çdo marrëveshja për Ukrainën pa Ukrainën i konsideron si marrëveshje pa rezultat”, tha Zelensky në takim me gazetarë gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Top Channel