Rusia në krah të Vuçiç! Moska mbështet Serbinë kundër protestave të studentëve, i quan “revolucioni me ngjyra”

18/02/2025 15:36

Numri dy i qeverisë serbe, Aleksandar Vullin, doli nga takimi me sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Sergei Shoigu, me garancisë e mbështetjes së Moskës në mesin e protestave masive që janë kthyer në shqetësim për Beogradin zyrtar.

Shoigu ka premtuar intensifikim të dialogut me qëllim kundërshtimin “revolucioneve me ngjyra”. Në njoftimin e ekzekutivit serb, të publikuar pas takimit mes dy zyrtarëve në Moskë, nënvizohet se “pala ruse shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për popullin vëlla serb në ruajtjen e stabilitetit”.

“Është konfirmuar refuzimi kategorik i ndërhyrjes nga jashtë në çështjet e brendshme të shteteve sovrane”, pohohet mes tjerash në deklaratë. Prej më shumë se tre muajsh, protestuesit në Serbi kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Presidenti Aleksandar Vucic ishte ai që përmendi tre ditë më parë revolucionin me ngjyra, pa treguar se kujt i referohet, por duke nënkuptuar qartazi ndryshimeve të regjimeve autoritare në hapësirën e ish-Bashkimit Sovjetik, si Revolucioni i Portokalltë në Ukrainë në vitet 2004-2005. Vucic pretendon se  janë investuar “tre miliardë euro” për rrëzimin e shtetit në Serbi.

Pas takimit mes Vullinit dhe Shoigut në Moskë, është bërë e ditur se palët janë pajtuar që t’i vazhdojnë kontaktet përmes Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse “në interes, siç u tha, të forcimit të lidhjeve tradicionale miqësore midis Serbisë dhe Rusisë, si dhe popujve të dy shteteve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA