Kreditë konsumatore, më të lira/ Banka e Shqipërisë ul me 4 herë normën maksimale të interesit për shumat deri në 200 mijë lekë

18/02/2025 19:54

Banka e Shqipërisë ka ulur me 4 herë normën maksimale të interesit për kreditë konsumatore.

Individët, të cilët u drejtohen bankave apo dhe mikrofinancave për shuma deri në 200 mijë lekë, do të paguajnë një normë më të ulët interesi.

NEI maksimal ose e cilësuar ndryshe si norma efektive e interesit, do të jetë afro 71%, nga 95.1% që ka qenë deri në fund të muajit janar. Çfarë do të thotë se një qytetarë do të përfitoj duke shlyer një shumë me vlerë më të ulët në fund të mbylljes së kredisë konsumatore sesa paguante para muajit shkurt.

“Përpara masave të marra nga Banka e Shqipërisë, norma efektive e interesit maksimal e ofruar në treg arrinte në 300%, ndërsa sot 4 vite më pas, ky tregues i përllogaritur ka zbritur në 71%.”

Banka e Shqipërisë bënë të ditur se interesi për kreditë konsumatore është ulur me 4 herë që prej vitit 2022 kur ka hyrë në fuqi kjo rregullore për kufizimin e interesave për këto hua, që në të shumtën e rasteve merren për të përballuar shpenzime të papritura.

Jo vetëm për kreditë deri në 200 mijë lekë, por një rënie të normës së interesit maksimal do të ketë edhe për shuma deri në 600 mijë lekë.  Ku NEI maksimal ra nga 37.4% në 36.5%. Ndërsa interesat për shumat nga mbi 600 mijë lekë deri në 2 milionë lekë do të jenë 14.7%.

Aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë kosnumatore sipas Bankës së Shqipërisë u ndërmor me qëllim për të mbrojtur individin nga norma abuzive të aplikuara nga institucione financiare jobanka në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA