
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk e diskutuan lehtësimin e sanksioneve gjatë bisedimeve në Arabinë Saudite sot, sipas Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë dhe pjesë e ekipit negociator të Moskës në Riyadh.
“Sanksionet nuk ishin në tryezën e diskutimit. Ishte më shumë një proces se si të ecim përpara, disa hapa të përbashkët ekonomikë që mund të bëjmë në të ardhmen dhe zgjidhjen përfundimisht të disa çështjeve të ndryshme politike”, tha Dmitriev për CNN.
Perëndimi ka vendosur sanksione ndëshkuese ndaj ekonomisë ruse që kur nisi pushtimin e saj në Ukrainë tre vjet më parë, duke synuar veçanërisht sektorin e saj të naftës dhe gazit.
Dmitriev tha se “shumë njerëz në Rusi besojnë se sanksionet janë në të vërtetë të mira për Rusinë” dhe se ato kanë forcuar ekonominë e vendit, duke vënë në dukje rritjen e GDP-së prej gati 4% në krahasim me vitin e kaluar.
I pyetur se çfarë i ofroi Rusia SHBA-së gjatë bisedimeve, Dmitriev tha se të dy vendet janë të hapura për bashkëpunim dhe angazhim në aktivitete ekonomike.
Top Channel