Vatikani tregon mbi gjendjen shëndetësore të Papës: Ai lexoi dhe punoi në mëngjes, është stabël

17/02/2025 22:12

Gjendja e Papës është stabile, tha Vatikani në një përditësim mbi gjendjen e tij gjatë qëndrimit në spital.

Në një përditësim të dytë, Vatikani tha se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe se ai lexoi dhe punoi të hënën në mëngjes, duke shtuar se papa është i prekur nga mesazhet e shumta nga mbështetësit e tij që ai vazhdon të marrë.

“Në veçanti falënderon ata që janë aktualisht të shtruar në spital, për dashurinë që ata shprehin përmes vizatimeve dhe urimeve të mira, ai po lutet për ta dhe kërkon që ata të luten për të”, tha zëdhënësi i Papës.

Më herët, Vatikani tha se infeksioni i sistemit frymëmarrës të Papa Françeskut po paraqiste një “gjendje komplekse klinike” dhe ai do të duhet të qëndrojë në spital pasi shqetësimet për shëndetin gjithnjë e më të dobët të 88-vjeçarit po rriteshin.

Zëdhënësi i tij Matteo Bruni tha se rezultatet e testeve të kryera ditët e fundit treguan se Papa vuan nga një “infeksion polimikrobik në sistemin frymëmarrës” që solli një ndryshim në terapinë e tij me ilaçe.

Infeksionet polimikrobike shkaktohen nga një përzierje e viruseve, baktereve, mykut dhe parazitëve.

Zëdhënësi i tij nuk dha një datë të caktuar për daljen e tij nga spitali por tha se Papa do rrijë aq sa t’i kërkohet nga mjekët

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA