
“Sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”, tha kryeministri Edi Rama, duke komentuar deklaratën e të dërguarit të SHBA-së për operacione të posaçme, Richard Grenell,
Teksa uroi Pavarësinë e Kosovës, Grenell tha se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe.
“Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë, jo prapa hekurave në Hagë”, shkroi ish i dërguari i Donald Trumpit gjatë mandatit të parë për dialogun Kosovë-Serbi.
Grenell shtoi më tej se europianët kanë dështuar që të veprojnë kundër “kësaj padrejtësie në pesë vjetët e fundit”, e jo vetëm ata. “Edhe institucionet shtetërore të Kosovës, për shkak të politikës, kanë dështuar që të ndërmarrin veprime të domosdoshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, theksoi ai.
Top Channel