Tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, procedohen pesë persona

17/02/2025 15:29

Pesë persona që tentuan të kaloni kufirin në mënyrë të paligjshme janë proceduar.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë proceduar shtetasit me iniciale M. L., 31 vjeç, T. Ç., 38 vjeç, dhe Y. Xh., 37 vjeç, banues në Devoll; O. N., 34 vjeç, banues në Devoll dhe P. H., 50 vjeç.

U kapën në flagrancë në tentativë për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 5 shtetas. 3 prej tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë Kufitare, për ndalim.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, si rezultat i kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve të sinjalizohen të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të parregullt, kanë goditur 5 raste të tentativës për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme. Për këto raste, nisi procedimi penal për shtetasit:

M. L., 31 vjeç, T. Ç., 38 vjeç, dhe Y. Xh., 37 vjeç, banues në Devoll, pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Ponçarë, në tentativë për të kauar ilegalisht kufirin. Në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ata nuk iu janë bindur udhrave të tyre për të ndaluar;

O. N., 34 vjeç, banues në Devoll dhe P. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Tresenik, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA