Një servis i pajisjeve elektroshtëpiake në qendër të qytetit të Gramshit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Burime raportuan se nga një vatër zjarri e shfaqur në brendësi të servisit flakët përfshinë të gjithë ambientin duke u përhapur edhe jashtë tij.

Megjithëse ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës vënia në kontroll dhe izolimi i flakëve ka qenë shumë i vështirë e për pasojë është shkrumbuar pothuajse gjithçka ndodhej në servis.

Specialistët e shërbimit zjarrfikës konfirmojnë se zjarri erdhi si pasojë e një shkëndije elektrike për shkak të rrjetit shumë të amortizuar.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar dhe ndërhyrja në kohë evitoi përhapjen e mëtejshme të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA