
Pas 8 muajsh në rënie, eksportet shqiptarë kanë shënuar rritje.
Sipas të dhënave të INSTAT me 4.9% u rrit prezenca e produkteve shqiptare në tregjet e huaja, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Është një ogur i mirë sepse kishte mbi 1 vit që eksportet nuk njihnin rritje dhe kjo është njëfrymëmarrje për ekonominë shqiptare”, shprehet Florjan Zeka, Shoqata Pro Eksport Albania.
Janë mineralet dhe lëndët djegëse, por dhe ushqimet faktorët që nxitën rritjen e eksporteve shqiptare drejt vendeve të tjera. Ndërsa negativisht vijon të ndikojë kryesisht sektori i manifakturës.
Pavarësisht rritjes në janar, situata e eksporteve mbetet serioze. Ndonëse Kosova është ndër destinacionet kryesore të produkteve shqiptare.
“Është një rënie e rëndësishme pasi janë disa tregje që biznesi shqiptar ka sakrifikuar ndër vite për të marrë një vend të rëndësishëm në këto tregje”, shtoi ai.
Nga ana tjetër importet e mallrave vijuan rritjen. 60 miliardë lekë produkte të huaja hynë në tregun shqiptar, më së shumti ushqime dhe lëndë djegëse.
“Ajo që mund të ketë ndikuar më tepër ka qenë rënia e kostos së euros, duke qenë se euro ka qenë në nivele më të ulëta ka ulur kostot e blerjes së artikujve në import.
Për aq produkte sa njoh në fushën time janë përkthyer rënia e cmimeve. Po të krahasojmë me 2023 kemi rënie”, tha Adi Haxhiymeri, importues.
Për shkak të eksporteve të ulëta por dhe rritjes së mëtejshme të importeve muajin e kaluar, u thellua dhe më tej deficiti tregtar, i cili arriti në 29 miliardë lekë.
Top Channel