
Një 44-vjeçar, i akuzuar si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike nga Belgjika në Itali, është arrestuar në kryeqytet.
Ilir Zotaj alias Zio Bushi, u kap me qëllim ekstradimin në Itali, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar këtë me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
44-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali.
Gjatë periudhës dhjetor 2008 – mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri.
Top Channel